Analisti Frrok Çupi duke folur në MCN Live akuzoi kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta si të lidhur me agjenturat ruse dhe kreun e PD Sali Berisha si njeriun e favorizuar nga Irani në Shqipëri.
Çupi tha se është i bindur që Berisha do të gjykohet ndërkombëtarisht, sipas tij për krime kundër rajonit dhe SHBA-ve.
Lidhur me takimin e fundit mes Ilir Metës dhe Yuri Kimit, analisti shprehet se kryetari i PL nuk po tund as gishtin pas bisedës me ambasadoren.
Sipas Çupit ambasadorja ka çmontuar një pjesë të Metës, dhe nga takimi i Yuri Kim-it me ish-Presidentin, një mesazh i është dhënë edhe Berishës.
“Ka një lidhje faktike mes ish-Presidentit Meta me agjenturat ruse dhe lidhje të fuqishme të Berishës me agjentura ruse dhe iraniane. Nga zyra e Presidencës agjenturat ruse furnizoheshin me informacion të klasifikuar. Mos harrojmë lidhjet e Berishës me Iranit. I përfolur prej kaq kohësh, me agjenturat ruse dhe serbe. Berisha është njeriu më i favorizuar i Iranit në Shqipëri. Akti i fundit është lejimi i gazsjellësit TAP. Ai ishte financim iranian prej 2,2 miliardë dollarësh. Nga ky gazsjellës Shqipëria ka zero përfitim, zero kredit, zero qira. Berisha e pranoi që kishte dy opsione Gazpromin, ku i ofruan shuma parash, dhe Irani që me para kushtonte më shumë se Gazpromi. Nëse agjenturat e Iranit që po sulmojnë tani Shqipërinë, sulmohet prej lidhjeve tona me SHBA-të. Berisha ka ndihmuar në gjithçka që ka kërkuar qeveria islamike e Iranit.
Berisha qeveris një grupim politik anti-amerikan, anti-perëndimor. Është njësoj si me Bin Ladenin. Nëse shkon pas Berishës je një njeri që shkon për këtë teori. Jam i sigurt që në një moment Berisha do gjykohet ndëkombëtarisht për krimet kundër rajonit dhe kundër sigurisë së SHBA-së. Berisha ndodhet para murit e ka të pamundur të bëjë më politikë në Shqipëri. 99 për qind e atyre që shkojnë pas Berishës janë të korruptuar”, u shpreh analisti.