Categories
Uncategorized

Çfarë po ndodh në qelitë shqiptare? Lorenc Vangjeli zbardh shifrat tronditëse nga sistemi i paraburgimit

Duke iu referuar vendimit për lirimin e Alqi Bllakos në studion e ABC Live analisti i njohur Lorenc Vangjeli ka bërë të ditur që ka shifra tronditëse nga sistemi i paraburgimit.

Sipas tij janë rreth 5400 të dënuar në burgjet shqiptare që ndodhen atje, nga të cilët 2900 – 3000 janë të paraburgosur, me akuza nga më të ndryshmet, nga ata që akuzohen si vrasës me pagesë, ose ata që kanë bërë kundravajtje të lloj-llojshme, veprat janë nga më të ndryshmet.

Sipas tij në konceptin tonë, një prokuror thuhet se është i pakorruptuar kur thotë për të gjithë ‘burg’, sepse është mbrapsh mënyra e gjykimit. Sipas tij mentaliteti ynë si shqiptarë është lindor dhe boshevik.

Për Lorenc Vangjelin, drejtësia ka pasur qëndrim të dyfishtë ndaj Lefter Kokës, i cili vazhdon të qëndrojë në burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *