Categories
Uncategorized

Ndahet nga jeta një emër shumë i njohur, nga të parat aktiviste në Shqipëri

Kozara Kati, një emër i njohur i shoqërisë civile në Shqipëri është ndarë nga jeta sot në orët e para të mëngjesit. Lajmi i trishtë u konfirmua nga familja dhe miqtë.

E ndjera vuante nga diabeti dhe jeta i është ndërprerë pas një ndalimi të zemrës natën mes 9 dhe 10 tetorit. Kozara do festonte këtë dhjetor 76-vjetorin e lindjes.

“Znj. Kozara Kati ka dhënë një kontribut të pazevëndësueshëm për zhvillimin e Shoqërisë Civile në vend, sidomos në fushën e të Drejtave të Njeriut, të Drejtat të Fëmijëve, mbështetjen për barazinë gjinore dhe mosdiskriminim. Kujtimi i saj do të mbetet i paharrueshëm për natyrën e saj të sinqertë, të drejtpërdrejtë dhe dashamirësinë në marrdhëniet njerëzore” – thuhet në një deklaratë të kësaj agjencie.

Bashkë me nënën e saj Fedra, motrën Pranvera, vëllain Adrian dhe djalin Denis, Kozara Kati kaloi një pjesë të jetës në internim gjatë viteve të komunizmit, pas dënimit të babait të saj, ish-ministrit Vasil Kati.

Pas ndërrimit të sistemit në vitet ’90 ajo punoi si përkthyese, mësuese dhe më pas u angazhua me lëvizjet e shoqërisë civile, në disa prej të cilave ishte ideuese dhe organizatore.

Lamtumira dhe ceremonitë mortore do të zhvillohen nesër. Varrimi bëhet në orën 11:00 në Sharrë, ndërsa familja pret ngushëllime sot pas orës 16:00 tek FU Univers, rruga Bardhyl në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *