Categories
Uncategorized

Alimehmeti përballë Veliajt për Tiranën/ Ilir Meta tregon qëndrimin e tij: Kjo çështje ka përfunduar, përgjegjësinë e ka marrë…

I pyetur nga gazetarët nëse do tëmbështeste mjekun Ilir Alimehmeti si kandidat për kreun e bashkisë së Tiranës nëse PD e prezantotne si të tillë, kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta u përgjigj se nuk dëshironte të fliste me emra për këtë çështje.

Ndërsa tha se përgjegjësia për këtë i takonte një tjetër lideri duke nënkuptuar, kryedemokratin, Sali Berisha.

Ilir Meta: Nuk mund të hyj në çështje emrash sepse nuk është përgjegjësi e imja emri, as në Tiranë dhe asgjëkundi. Përgjegjësinë e ka marrë një lider tjetër dhe një forcë politike dhe uroj ta zgjidhë këtë gjë sa më shpejtë. Kjo çështje ka përfunduar për Tiranën dhe gjithë Shqipërinë. Nëse ka ndonjë kandidat nga partia e Lirisë që pretendeon se ka aftësinë për të fituar, unë do të angazhohesha me shumë dëshirë. Por objektivi ynë janë këshillat, do t’i kthejmë në parlamente vendore. Do të jetë më i rëndësishëm parlamenti i Tiranës sesa ai i 25 prillit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *