Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, akademike me eksperience 58 vjeçare, nuk u ka dalë në mbrojtje pedagogëve, të cilët për javë me radhë kërkojnë rritje page. Ajo është shprehur se arsimi është i të gjithëve e se disa probleme nuk kanë lidhje as me të majtën e as me të djathtën. Mirëpo, ajo nuk la pa iu dërguar një mesazh. Akademikja, kërkon nga pedagogët që të ulen dhe të bëjnë projekte, duke mos e vrarë shumë mendjen për gjëra të tjera.
“Janë disa problem që nuk ka lidhje as e majta as e djathta, arsimi është i të gjithëve. Pedagogu nuk duhet të jetë vetëm mësimdhënies por edhe shkencëtar. Të vrasin mendjen, të ulen e të bëjnë projekte!”, deklaroi Bozo.
Duket se ajo është në të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama, se pedagogët duhet të vlerësohen në bazë të performancës.