Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt.
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se rasti i tij ka specifika të veçanta, pasi e quajti personazh të krimit të lidhur me segmente shtetërore. Ajo evidentoi faktin se Martinaj shoqërohej nga një oficer i Forcave Speciale Operacionale dhe se ka humbur gjurmët nga një ndërtesë në të cilën banon edhe Prokurori i Përgjithshëm.
ADVERTISING
Eksperti për çështjet e sigurisë, njëkohësisht ish- deputet i PS Arben Çuko, tha se nuk është e drejtë që për disa elemente të bëhet pis e gjithë struktura, ndërsa shtoi se personat e implikuar janë në burg dhe se nuk mund të pritet që në një javë të burgosen të gjithë ata që janë të përfshirë në raste të tilla.
Pjesë nga debati:
Çuko: Shumë aktorë dhe faktorë kanë bërë që unë ta quaj tullumbace.
Klodi e di sa shqiptarë janë të kërkuar sot? Dhjetëra, dhe ky person është një nga këto dhjetëra e qindra në kërkim ndërkombëtar