Categories
Uncategorized

BE hap rrugën për përzënien nga politika të spiunit Ilir Metaj, rezoluta kërkon hapjen e dosjeve të spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe titullarëve të Partisë së Punës

I sh-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Metaj rrezikojnë që të dalin nga politika nëse rezultojnë se kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit dhe anëtarë të Partisë së Punës së Shqipërisë, sikundër akuzohen nga qytetarët të ndryshe. Partia Demorkatike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj dhe Partia Socialiste kanë nisur diskutime në Komisionin e Ligjeve sa i takon ndryshimeve në ligjin për Dosjet e ish-Sigurimit dhe jo vetëm. Por pavarësisht kësaj vendosmërie, javën që shkoi dhe ndryshe nga sa e kishte parashikuar në nisje të objektivit të saj për të larguar me ligj spiunët nga politika, PS po merr më shumë kohë që të sjellë një Kuvend një draft që të mos bie ndesh me Kushtetutën. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka u shpreh se gjatë shkrimit të këtij dokumenti po parashikohen të gjitha pengesat e mundshme që mund ta bëjnë ligjin të pazbatueshëm dhe për këtë theksoi ajo, shumica socialiste po konsultohet me ndërkombëtarët. Mirëpo kjo deklarate e Bushkës ngjalli debate dhe u pa si një farë tërheqje, ndërkohë që dje ka ardhur një lajm i mirë nga Brukseli, i cili i ka hapur rrugë verifikimit të spiunëve në politikë. Kjo do të thotë se nëse demokratët e Alibeajt dhe socialistët i binden ultimatum të KE, që kërkon zbërthimin” e dosjeve të ish-Sigurimit, Metaj dhe Berisha rrezikojë të përjashtohen nga politika, gjithmonë nëse gjatë hetimeve do të dalin me “cen”. Ja çfarë përmban raporti i KiE Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka vendosur hartimin e një raporti dhe diskutimin e një rezolute për të drejtën e informimit mbi dokumentet historikë me fokus ish-regjimet autoritare. Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore Klotilda Bushka, e cila njëkohësisht është caktuar edhe si raportere për këtë raport dhe rezolutë. “Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës vendosi të hartohet një raport e të diskutohet një rezolutë për të drejtën e informimit mbi dokumentet historikë me fokus ish regjimet autoritare. Asambleja kërkon një studim për Evropën mbi këto çështje dhe hartimin e rekomandimeve për shtetet anëtare, me synim që e vërteta objektive të bëhet transparente dhe mos përsëriten më gabimet e të shkuarës. Jam e nderuar që Komiteti i Çështjeve Ligjore në Asamble vendosi me unanimitet caktimin tim si raportere për këtë raport dhe rezolutë! Besoj fort se kjo përgjegjësi që mu dha do i shërbejë, përveç të tjerave, dhe standardeve më të mira për proceset parlamentare që kemi nisur në Kuvend për transparencën e plotë lidhur me dosjet e ish sigurimit të shtetit dhe moslejimit të personave bashkëpunëtorë të ish sigurimit të shtetit diktatorial, për të qenë pjesë e jetës publike e politike në Shqipëri”, shkruan Bushka. Ja kush rrezikon nga hapja e dosjeve Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë ranë dakord në parim me kërkesën e grupit të Enkelejd Alibeajt për deklafisikimin e dosjeve dhe akses të pakufizuar në to, përveç rasteve kur cenohet siguria kombëtare. Ndërkohë, pritet që të miratohet edhe kërkesa e socialistëve për të eliminuar të gjitha pengesat ligjore që i mohonin Autoritetit të Dosjeve të drejtën për të verifikuar politikanët që më herët janë pajisur me certifikatën e pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani në vitet ’90. Me kërkesën e PS, të gjithë figurat publike, përfshirë edhe politikanët do të futen sërish në sitë, ndonëse kanë marrë certifikatë nga komisioni Mezini-Bezhani. Në rast se ata rezultojnë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit, do tu ndalohet të jenë pjesë e politikës apo administratës publike. Kjo nismë e socialistëve dhe demokratëve vjen pasi Autoriteti i Dosjeve i raportoi Kuvendit se pas sinjaleve në e-mail nga një qytetar që kishte tentuar të arratisej nga vendi pak para viteve ’90 kishte faktuar se ish-presidenti Ilir Meta ishte bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të shtetit, pra kishte spiunuar te Sigurimi planin e arratisë së shokut të tij, pretendim që vetë Meta, tashmë kreu i Partisë së Lirisë, e ka mohuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *