Gazetari Ilir Babaramo thotë se fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e KiE lidhur me raportin e Dick Marty është folklorik dhe i vonuar.
Në emisionin Now në Euronews Albania, Babaramo u shpreh se fjalimi i Ramës kishte si qëllim të mbulonte shumë gjëra të tjera dhe të nxiste një debat publik për të mbuluar shumë debate të tjera, siç janë ato që ngrihen në progres-raportin për Shqipërinë.
Sipas tij, ky nuk është momenti për të goditur këtë raport derisa ka hyrë në proces gjyqësore ndaj duhet të lënë të flasë drejtësia.
“Po a është ky momenti për ta goditur këtë raport derisa ka hyrë në proces gjyqësore, ndaj duhet të lëmë drejtësinë të flasë. Pse s’e bëri për Ramush Haradinajn? Tani nuk ndryshon dot asgjë. Më bën përshtypje që drejtuesit tanë, vitin e fundit para se të lënë pushtetin u projektohet shoku Enver që tundte gishtin në ’61-shin, duke ua përplas në fytyrë të gjithëve”, tha Babaramo.