Analisti Lorenc Vangjeli ka folur ditën e sotme në një emision televiziv në lidhje me mundësinë se si opozita mund t’i fitojë zgjedhjet.
As më pak e as më shumë por duke u bashkuar mekanikisht dhe moralisht
“Ka një vit e gjysmë gati që është përdorur e vetmja vrimë e këtij fyelli në PD sa duket sikur vetë fyelli ekziston për hir të vrimës së tij të vetme. Sepse muzikë nuk ka, ka vetëm zhurmë. Një opozitë duhet të jetë zgjidhje e problemit, sepse problem është qeverisja. Në Shqipëri është e kundërta. Opozita nuk sillet dhe nuk shihet ende si zgjidhej e problemeve, por vetë problem për t’u zgjidhur. Gjysma e ekuacionit qeverisës, ka afektuar edhe gjysmën tjetër”, është shprehur Vangjeli.
Sipas tij, në këto rrethana, mazhoranca është bërë më e pandjeshme.
“Në rastin më të mirë, opozita të hyjë me një kandidat të vetëm, sepse kjo i sjell shanset për të fituar. Por bashkimi mekanik është i pamjaftueshëm. Nëse nuk ka një bashkim moral dhe ideor, do të jetë një nga vrimat e shumta në detin e marrëzisë që ka kapluar opozitën edhe metë drejtë pas humbjes së tretë radhazi në zgjedhjet e vjetshme”, ka thënë më tej Vangjeli.