Categories
Uncategorized

Ilir Meta shpallet “non grata” në Berlin, Partitë Socialiste Evropiane mbajnë Kongresin dhe i japin goditjen e rëndë kreut të PL, zbardhen prapaskenat

Sot dhe dje në Berlin të Gjermanisë do të mbahet Kongresi i radhës i Partive Europiane Socialiste. E ftuar në këtë kongres nga Shqipëria është Partia Socialiste, ndërkohë që nuk është ftuar Partia e Lirisë e Ilir Metës, pasi është shpallur “non grata”. Ndërkohë kryeministri Edi Rama është nisur drejt Berlinit, pasi do të marrë pjesë në Kongresin që po mbahet nga Partitë Socialiste Evropiane. Në rrjetet sociale, Rama shkruan se do të diskutohet për përballimin e sfidave të përbashkëta, nga inflacioni tek kriza e imponuar e energjisë. “Në Berlin, ku forcat politike progresiste nga mbarë Europa, mblidhen sot në Kongresin e Partive Socialiste Europiane për të diskutuar si të përballemi me sfidat e përbashkëta të së sotmes, nga inflacioni i luftës tek kriza e imponuar e energjisë, e me radhë me sytë nga e ardhmja e Familjes Sonë Europian”, shkruan Rama. Nga ana tëjëtr, edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zbardhur çështjet e diskutimit të Kongresit të Partive Socialiste Europiane (PSE). Balla shkroi dje në rrjetet sociale se forcat politike progresiste nga mbarë Europa mblidhen sot sëbashku të diskutojnë sfidat me të cilat përballet Europa: degradimi i sigurisë ndërkombëtare, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale. “Berlin. Forcat politike progresiste nga mbarë Europa mblidhemi sot sëbashku të diskutojmë sfidat me të cilat përballet Europa: inflacioni i luftës dhe çmimet e larta të energjisë, degradimi i sigurisë ndërkombëtare, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale. Olaf Scholz Magdalena Andersson Sanna Marin Pedro Sánchez Pérez-Castejón António Costa Edi Rama Robert Abela Iratxe Garcia Perez”, shkruan Balla.

Ja si PSE i mbylli derën Ilir Metës

Kujtojmë se Aleanca me Sali Berishën, i ka mbyllur një derë Ilir Metës në arenën ndërkombëtare. Për shkak të koalicionit dhe partneritetit me Sali Berishën, një njeri i shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA dhe Britania e Madhe, ai nuk është ftuar në Kongresi i Partive Europiane Socialiste. Gazeta “SOT”, ka siguruar e-malin që PSE i ka dërguar Ilir Metës. Referuar përgjigjes, mund të kuptohet se ka qenë vetë Meta që ka kërkuar të jetë pjesë e këtij Kongresi, mirëpo, kjo nuk i është aprovuar. Atij i bëhet e qartë se pikërisht për këtë vendim të vështirë siç e kanë quajtur, është pikërisht aleanca politike, referuar këtu bashkëpunimit të tij me Berishën. Partia e Socialistëve Evropianë (PSE) bashkon Partitë Socialiste, Socialdemokrate dhe Partitë e Punës të BE-së, bashkë me vendet fqinje të Unionit, si Britania e Madhe apo Norvegjia por të ftuar janë edhe partitë e majta të Ballkanit. PSE është platforma e përbashkët, ku anëtarët bashkohen: aktivistë, drejtues partish, sekretarë të përgjithshëm, liderë, organizata rinore, deputetë, eurodeputetë, komisionerë evropianë, ministra dhe kryeministra të partive socialiste, socialdemokrate, të punës dhe demokratike dhe organizata brenda Evropës.

Konferenca e PSE, Rama ‘luan kukafshehti’ me Kurtin

Por ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhet në Kongresin e Partive Socialiste në Berlin, aty ka qenë prezent edhe kryeministri Albin Kurti. Këtij të fundit, Rama i ka bërë një ‘truk’ të vogël, teksa ‘ka luajtur kukafshehti’ me Kurtin, ku ka shkaktuar shumë të qeshura. Kreu i qeverisë shihet teksa i vendos duart në mënyrë të beftë Kurtit në sy ndërsa ky i fundit është i kthyer me kurriz. Ky moment, nuk kishte si mos të finalizohej me një përqafim mes dy homologëve të cilët gëzojnë marrëdhënie të mira. “Duhet të më kishe gjetur vetë more jo me spiuna”, deklaroi Rama, teksa kryeministri Kurti qeshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *