Categories
Uncategorized

Jeni shok me Veliajn? Flet Belind Këlliçi: Mos më ofendoni, nuk jam i ardhur në Tiranë

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, ka qenë një nga temat e diskutimit në emisionin “Log.” në abc, i ftuar në studio ishte deputeti Belind Këlliçi, ku u pyet nga moderatori Xhafo rreth një deklarate të bërë nga kryebashkiaku Veliaj, pikërisht në studion e “Log” rreth vizitës së tij në SHBA ku i pranishëm ishte dhe deputeti demokrat, për të cilën numri një i Tiranës tha se: “Kam shumë respekt për dhëndrit e shokëve”.

I pyetur nga Xhafo se a ka miqësi me Veliajn, Këlliçi u përgjigj se ai ofendohet nga kjo pyetje dhe se nuk është një moshë me kryebashkiakun.

Xhafo: Shok me lali Erin, Belind?

Këlliçi: “Larg qoftë mo. Gjithçka mund të pranoj për veten time, kjo pyetje është ofendim për mua. Nuk jam një brez me të, as nuk jam i ardhur në Tiranë”.

Nazarko: I humbe votat e të ardhurëve?

Këlliçi: “Pa merak ma lër mua këtë pjesë, nuk jam kandidat, e dua Tiranën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *