Ashtu siç gazeta “SOT” ishte e para më 11 tetor të kësaj të marte, ish-kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha ka nisur përgatitjet për rikthimin në krye të PD, ndërsa piketat e para do t’i hedhë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak se do të ndodhet aty për një vizitë. Gazeta “SOT”, deklaroi këtë të martë se Basha do të udhëtojë drejt tokës amerikane, lajm ky alarmoi “Foltoren” e Berishës. Dhe nuk ka vonuar ky lajm, i cili është bërë realitet pas 3 ditësh, pasi dje Lulzim Basha është shfaqur në Uashington. Gazeta “SOT”, ka siguruar disa foto “Ekskluzive”, teksa shihet që zoti Basha është shfaqur në një forum të organizuar nga Qendra Amerikane për Studime Strategjike në Uashington DC në një bisedë me presidenten e BERZH-it, Renaud-Basso. Këto janë fotot e para të Lulzim Bashës, në mos edhe vizita e tij në SHBA, pas shumë muajsh interpretimesh kryesisht nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili jo më larg se dy ditë më parë gjatë një interviste për emisionin “Opinion”, u shpreh i bindur se ish-kreu i PD nuk lejohet të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo edhe një tjetër lajmi të publikuar në disa media pranë “Foltores” pak kohë më parë të konfirmuara sërish nga kryefoltoristi, se ai ishte njoftuar në Itali vendi tranzit për në SHBA që të kthehej, pasi nuk do të lejohej të futej në tokën amerikane. Por duket se kjo vizitë e Bashës hedh poshtë pretendimet se nëse do të shkelte në SHBA do të arrestohet, për shkak të lobimeve në Partinë Demokratike, ndërkohë që kjo është një lëvizje strategjike, për t’i paraprirë ritmit të tij të madhe në 3 nëntor në krye të PD, për shkak se gjykatat do t’i heqë Berishës, Partinë Demokratike. Pra, rikthimi i madh i Bashës në PD, pas përgatitjet në terren, pasi se fundmi ai ka zhvilluar takime intensive me demokratët dhe krerët e degëve në disa qytete të vendit, pritet të marrë “bekimin” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat e kanë shpallur “non grata”, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka marrë peng PD përmes një vendimi të paprecedent të dhëna nga gjyqtari Agron Zhukri. Dhe mesa duket kjo odise dhe lojë tërhiq e mos e këput” pritet të vuloset më 3 nëntor, ky Gjykata e Apelit do të përzërë Sali Berishën nga drejtimi i selisë blu.
Debati dhe paralajmërimi i Escobar
Ish-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet për një vizitë në SHBA. Basha nuk ka publikuar ende foto apo njoftim zyrtar rreth vizitës së tij përtej Atlantikut por gazeta “SOT”, ka siguruar disa prej tyre, ku duket në një forum të organizuar nga Qendra Amerikane për Studime Strategjike në Uashington DC. Dalja e fundit e Bashës nga selia blu ishte me zyrtarin e lartë amerikan Gabriel Eskobar i cili muaj më parë njoftonte për mediat pas takimit të zhvilluar se mezi e priste Bashën për një vizitë në SHBA. Nuk dihet se cila është axhenda e Bashës në SHBA dhe as nëse do të takojë ndonjë përfaqësues të DASH. Por ajo që dihet deri me tash është pjesëmarrja e tij në një forum të lartë. Vizita e Bashës në Uashington, vjen në një kohë kur është akuzuar se partia që ai ka drejtuar në vitin 2017 ka marrë fonde të paligjshme ruse përmes një kompanie lobimi.
Degët e PD nisin kryengritjen ndaj Berishës
Ndërkohë Berisha ka marrë një goditje edhe nga të vetët. Kryetari i Partisë Demokratike në Lezhë, Arben Ndoi ka dhënë dorëheqjen nga ky post pak ditë më parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ndoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se i ka paraqitur dorëheqjen, kryedemokratit Sali Berisha. Ndoi është shprehur se premtimi i parë që bëri pasi u zgjodh kryetar, ishte se do punonte për bashkimin e demokratëve në Lezhë. Por sipas tij, diçka e tillë nuk ndodhi, pasi ende ka një pakicë në PD-në e këtij qarku, të cilët nuk kanë kontribute dhe po bëjnë luftë brenda llojit. Madje, ai nënvizoi se kishte dy alternativa, ndryshimin e karakterit të tij dhe dorëheqjen, duke zgjedhur opsionin e dytë.
Zbythja e Berishës nga PD
Sot që flasim “Foltoren” nuk e njeh asnjë institucion dhe se krye tar zyrtar i PD, figuron Lulzim Basha, ndërkohë që edhe logoja dhe vula e PD, janë ato që kjo parti ka pasur përpara se barbarët e “Foltores” të udhëhequr nga Berisha e pushtuan atë, e ku shkuan derti atje sa falsifikuan vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Pra, një vendim i Apelit kundër Berishës, do të “fikë” të gjitha planet dhe ëndrrat që kanë thurur ditë e natë besnikët e kryefoltoristit. Nëse Apeli flet pro Bashës, Berisha i ka keq punët. Nisur nga fakti që ligji i jep të drejtë Bashës të drejtojë PD-në, mësohet se në lojë do të hyjë Përmbarimi, i cili do të nxjerrë Berishën nga selia blu. Në këtë kontekst, gazeta ka mësuar se pas këtij veprimi dhe në kushtet ku Sali Berisha dhe mbështetësit e tij do të bëjnë rezistencë, mësohet se drejtuesit legjitim të Partisë Demokratike do të pajojnë një polici private për të ruajtur godinën. Kjo strategji pritet t’i hapë telashe Berishës, pasi ai dhe mbështetësit e tij nuk mësyjnë dot në godinën blu, sikundër bënë më 8 janar të këtij vitit, pasi policia private nuk pret urdhra nga Basha apo Alibeajn dhe se ligji i jep të drejtë asaj që të thërrasë në ndihmë Policinë e Shtetit, për të shtypur revoltat apo dhunën që mund të aplikohet nga ithtarët e Berishës.