Categories
Uncategorized

Thellohet “lufta” e Ramës me Perëndimin, kryeministri shqiptar ironizon kancelarin gjerman, ja kunja për Olaf Scholz

Kryeministri Edi Rama duket se ka thelluar “luftën” më ndërkombëtarë, veçanërisht ata Perëndimor, ndaj të cilëve herë pas here ka leshura kritika dhe kunja. Rama herë pas herë pasur përplasje me ndërkombëtarët, sidomos para se Brukseli të çelte negociatat me Shqipërinë, gjatë pandemisë dhe pas insistimit të SHBA-BE që i kërkojnë Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë, ultimatum ky që ka bërë që kryeministri shqiptar të rreshtohet krah presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Por ka ironizuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz, duke e cilësuar këtë të fundit një drejtor që përsërit para kolektivit se do i japë honorar shpërblim për punën jashtë orarit. Rama shpërndau një video nga fjalimi i kancelarit Scholz në Kongresin i Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë, ku ky i fundit thoshte se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të jenë kandidatë të BE-së vetëm me fjalë, por edhe me vepra. “Vendet e Ballkanit Perëndimorë kanë 20 vite që janë kandidatë për në BE. Por pas kaq kohësh kjo nuk do të jetë vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Edi sapo thashë, se ne i qëndrojmë krah vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thotë Scholz në videon që ka shpërndarë Rama.

Rama “harron” sulmet kibernetike dhe vlerëson revolucionin dixhital

Ndërkohë dje, kryeministri Edi Rama ka publikuar tabelat dhe iu përgjigjet të gjithë kritikëve që sipas tij hedhin baltë dhe nxijnë çdo ditë shërbimet online. Rama thotë se kushdo që flet përçart për sulmin kibernetik të Iranit mbi Shqipërinë harron 2 fakte. Rama thotë se ende duhet të bëhet më shumë punë për luftën kundër korrupsionit, por tashmë e rëndësishme është se 95% e shërbimeve janë online. “Këto tabela janë nxjerr nga Raporti i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Digjital të vendeve anëtare. Shqipëria renditet e 8-ta në Europë dhe e 19-ta në botë për Shërbimet Publike Online, një lajm shumë i bukur për t’u përcjellë nga kanalet e nga portalet që nxijnë përditë nga balta e gjysëm të vërtetave, sajesave, akuzave, sharjeve e banaliteteve gjithfarësoj. Por më e rëndësishme akoma, një lajm për të vërtetën e madhe dhe të mohuar masivisht, se Shqipëria e sporteleve me hekura, e turmave nëpër radha për të marrë një copë letër, e bakshisheve për çdo shërbim në sportel i takon të shkuarës. Ka ende shumë për të bërë kundër korrupsionit dhe për forcimin e administratës, po ama për 1225 shërbime publike (95% e gjithë shërbimeve) vendi ynë e ka zhdukur korrupsionin. Shumëkush flet përçart për sulmin kibernetik mbi Shqipërinë, duke harruar dy fakte të thjeshta, e para se jemi sulmuar pikërisht ngaqë jemi zhvilluar (po të ishim akoma me sportele në shi e në diell, s’do na sulmonin dot) dhe e dyta, se sulmi ka dështuar pikërisht sepse kemi investuar si duhet, duke bërë shumë me pak, e duke u renditur ndër vendet më të zhvilluara për shërbimet publike online”, shkroi Rama.

Kryeministri: Satelitët gati për t’u lëshuar në hapësirë

Kryeministri Edi Rama informoi se janë gati për t’u lëshuar në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, satelitët ALBANIA 1 dhe ALBANIA 2. Rama theksoi se këta janë dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2.“Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë”, tha ai. Më herët, Rama ka deklaruar se me lëshimin e satelitëve Shqipëria hyn në një epokë tjetër në funksion të zbatimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të shtetit. Sipas tij, me satelitët do të krijohet një bazë e rëndësishme të dhënash që krijon mundësinë të bëhen më shumë analiza në funksion të programimit për të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *