Categories
Uncategorized

Intervista e trishtë e ‘Doktorit’ të ‘Fiks Fare”, reagon Sofia e ‘Zonës së Lirë’ dhe ka një mesazh të fortë për të: Është njeriu më…

Emri i vërtetë i saj është Romina Alku, por ajo preferon të mbaj ende në rrjetet sociale emrin me të cilin e njohin të gjithë si Sofia e “Zonë e Lirë”. A ishte ndër vajzat e para që punoi si velinë krah Arian Çanit dhe kur u largua nga televizioni bëri një shkëputje të gjatë edhe në rrjetet sociale. Por tashmë ajo është rikthyer dhe numëron më shumë se 17 mijë ndjekës. Ka reaguar së fundmi për intervistën e “Doktorit të Fiksit” e cila bëri mjaft bujë.

Ndryshimi i tij drastik dhe rrëfimi i rrallë për jetën private preku mbarë publikun, por ishte ish kolegia e tij Kozeta Kurti e cila kundërshtoi këtë intervistën duke u shprehur se publiku duhet të kishte ruajtur imazhin e vjetër të Doktorit, Gentjan Pjetrit.

Në këtë postim ka lënë edhe një koment Romina Alku, pra “Sofia”. “Respekte. Doku është njeriu më fantastik qe kam njohur dhe artist i madh. Respekte Doku shërim të shpejtë e të rikthehesh sa me parë në ekran për ti rikthyer buzëqeshjen shqiptarëve !”, shkruan ajo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *