Categories
Uncategorized

U largua jashtë vendit pas kërcënimeve ndaj tij/ Gazetari i njohur shqiptar shpall kandidaturën në primaret e PD-së: Do kandidoj për kryebashkiak, ju mësoj se…

Me anë të një postimi në rrjetin social, gazetari Telnis Skuqi ka shpallur kandidaturën e tij për primaret e PD-së në Gjirokastër ku synon të fitojë zgjedhjet në mënyrë që të kandidojë për postin e kryebashkiakut në zgjedhjet vendore të vitit 2023.

“Unë kam vendosur të shpall kandidaturën time për postin e kryebashkiakut të Gjirokastrës, madje të nis qysh sot betejën për të fituar primaren tek Shtëpia e Lirisë. Për një gjë jam i sigurt: Kumbaros do t’i mësoj se çfarë është ndryshimi, ndërsa PD së Gjirokastrës do t’i mësoj se çfarë është fjala i pazëvendësueshëm”, shkruan ndër të tjera gazetari Telnis Skuqi.

Postimi i Skuqit:

Mirela Kumbaro, përfaqësuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, është në drejtën e saj të thotë: “Të gjithë jemi të zëvendësueshëm, vetëm Edi Rama është i pazëvendësueshëm”, -deklaratë e shprehur në ligjeratë të drejtë të premten e javës që sapo lamë pas, gjatë një «Takim zjarr me @etjen.xhafaj dhe me grupet e komunikimit digjital te Partise Socialiste te Qarkut te Gjirokastres – qe u mbyll me nje buqete te fuqishme “selfies”» [citat nga Mirela Kumbaro].
Prandaj unë kam vendosur të shpall kandidaturën time për postin e kryebashkiakut të Gjirokastrës, madje të nis qysh sot betejën për të fituar primaren tek Shtëpia e Lirisë.
Për një gjë jam i sigurt: Kumbaros do t’i mësoj se çfarë është ndryshimi, ndërsa PD së Gjirokastrës do t’i mësoj se çfarë është fjala i pazëvendësueshëm.

Kujtojmë që Telnis Skuqi jeton në Norvegji prej vitesh ku ka fituar të drejtën e azilit politik pas kërcënimeve që kishte marrë pas investigimeve në Gjirokastër për parcelat e hashashit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *