Categories
Uncategorized

Tërhiqet Rama, kryeministri zbulon kur do aplikohet rritja e energjisë për fashat mbi 800 kWh, ja çfarë do ndodhë me kërkesën e pedagogëve për rritje rrogash

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e djeshme në lidhje me vendosjen e fashës prej 800 këh, për çmimin e energjisë elektrike. Rama tha se gjatë muajit tetor, u krijua një mundësi për ta shtyrë këtë vendim, pasi pati një ulje të konsumit të energjisë, ndërsa për muajin nëntor kjo mundësi nuk është krijuar ende.“Për ne është jetike të mbrojmë këtë dimër të vështirë familjet dhe bizneset e vogla e të bëjmë diçka më shumë për bizneset e mëdha që nuk e kanë të lehtë. Kemi vendosur një fashë që është më se e mjaftueshme për konsumin familjar. U krijua një mundësi për ta shtyrë e për të mos e vënë në tetor sepse patëm një ulje të konsumit sipas nesh jo vetëm për shkak të motit që e bënte të qëndrueshme as ftohjen e as ngrohjen. Patëm edhe reshje, jo të mjaftueshme. Edhe për muajin nëntor po rrimë e po presim nëse do të na krijohet ndonjë mundësi, që për momentin nuk e kemi”, deklaroi Rama.

Tatim për prodhuesit e energjisë

Ndër të tjera, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria po diskuton për vendosjen e një tatimi të jashtëzakonshëm për prodhuesit e energjisë. Nga Përmeti, Rama tha se këta prodhues kanë fitime marramendëse.“Sot që flasim ne po diskutojmë vendosjen e një tatimi të jashtëzakonshëm për prodhuesit e energjisë, në dialog me ta duke ndjekur direktivën europiane sepse prodhuesit e energjisë ata që e prodhojnë dhe e shesin, nuk është se i kemi të panumërt, por kemi disa, kanë fitime marramendëse. Fitime marramendëse të cilat vijnë nga fati. Fitime të fatit sepse faktikisht nuk kanë bërë asgjë për të pasur shumëfishin e fitimeve. Prandaj duhet të paguajnë një taksë, një tatim, shumë më të lartë. Pse ne po mendojmë për vendosjen e këtij tatimi të jashtëzakonshëm po e quaj sepse është një tatim i jashtëzakonshëm, është një tatim i një kohe të jashtëzakonshme ku nuk është e mundur që një grup njerëzish pavarësisht se kemi gjithë respektin për ta, kompani të mëdha që kanë investuar për strukturat e prodhimit të energjisë, të nxjerrin fitime marramendëse, ndërkohë që ne këtu diskutojmë që nuk mund të rrisim dot këto tre muaj aq sa duhet pagat e zjarrfikësve, se e kam peng që llogaria na pengoi ta bënim që tani dhe i rritëm vetëm 7%”, tha Rama.

Bojkoti për pagat, Rama iu përgjigjet pedagogëve

Kryeministri Edi Rama, e quajti të mbyllur çështjen e pagave të pedagogëve që kanë nisur bojkotin në fillim të këtij viti akademik. Në takimin e djeshëm me rektorët e universiteteve, Rama tha se koha kur rrogat ngriheshin me kërkesa të sindikatave, ka përfunduar. Kryeministri tha se universitetet duhet t’i kërkojnë pagat nga tregu dhe jo nga shteti. “Universitetet nuk janë gjimnaze, trupa pedagogjike, nuk janë trupa të infermierëve apo punonjës policie. Janë trupa që mbahen vetëm me pagën e shtetit. Përgjithësisht, tani me reformën e autonomisë spitalore do të diferencohen edhe pagat e mjekëve. Universiteti është midis jetës përpara, sesa kur thoje dikur të hyjmë në jetë, pra është midis shtetit dhe tregut, por duhet ta ketë pjesë të ADN se vet thithjen e të ardhurave nga tregu, Të jetë aktor në treg dhe magnet për të thithur fonde nga të katër anët. pra koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniforme se kërkojnë sindikatat ka mbajtur bashkë me Reformën e Arsimit të Lartë. Autonomia është liri dhe përgjegjësi. Ne është hera e fundit ë bëjmë rritje page uniforme. Do mbështesim më shuma a që i sjellin më shumë shoqërisë”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *