Thellohet konflikti mes qeverisë dhe pedagogëve që protestojnë për rritje rroge. Kryeministri Edi Rama ka sulmuar pedagogët se po protestojnë pasi janë të nxitur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Ndonëse, vijon protesta e pedagogëve, kryeministri Edi Rama theksoi se nuk do i plotësohen kërkesat për rritje page. Teksa ironizon Sandër Kovaçin, duke thënë se ‘sindikata drejtohet me një të SHIK-ut’, ai shton se nuk mund të krahasohen me ata që marrin rroga fikse, ndaj nuk do të merren parasysh nga qeveria.“Ata pedagogë, sindikatë medemek me një të SHIK-ut në krye që kërkojnë sërish rritje page, në kushtet kur ju është rritur paga më shumë se të tjerëve se një pjesë ia ka rritur qeveria dhe një pjesë autonomia. Shumë prej tyre kujtojnë se është liri, jo përgjegjësi. Ata që dalin atje ta harrojnë që do kenë rritje tjetër sepse do e kenë zjarrfikëset, tjetrën do e kenë pensionistët, mësuesit, ushtarakët e policët. Për ata, mesazhi im është i thjeshtë: Nuk jeni as si pensionistët, as si mësuesit, as si ushtarakët që merr diçka fikse. Ju e nxirrni një pjesë vetë duke futur universitetin në treg. Ne s’jemi për t’ju bërë llogaritë se pjesa dërrmuese janë në mësim Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministra Rama sulmon kreun e sindikatës së pedagogëve, e akuzon se është SHIK-s i Gazidedes dhe individë që nxit përçarje Plasin polemikat, Rama sulmon pedagogët dhe i akuzon se po protestojnë pasi janë nxitur nga Meta dhe Berisha, i përgjigjet ashpër kreu i Sindikatës dhe nuk dalin të bëjnë selfie te dera për t’i parë syri çimi”, tha Rama.
Pedagogu i përgjigjet kryeministrit
Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, i cili i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama. Gjatë një interviste për mediat, Kovaçi tha, se kryeministri duhet të rrisë pagat e pedagogëve nëse do që greva të ndërpritet dhe se ka punuar në Shërbimi Informativ dhe ka marrë shpërblim nga Rama për punën e shkëlqyer.“Kryeministri të përqendrohet në kthimin e përgjigjes për peticionin. Gjithë të tjerat janë retorikë. Unë kam qenë profesor, kam qenë ambasador 5 vjet ku kam bërë një punë të shkëlqyer duke sjellë këtu kryeministrin e Sllovenisë. Kam bërë 2 vizita presidentësh, 4 forume mes Shqipërisë dhe Sllovenisë. Pas kësaj pune të shkëlqyer m’u kërkua të punoj si drejtor i analizës në Shërbimin Informativ dhe kam dhënë kontribut deri në vitin 2015 dhe unë e quaj intimidim ndaj atij institucioni. Deklarata të papërgjegjshme. E kam për nder që kam kontribuuar për atë institucion për një periudhë më shumë se 2-vjeçare dhe kam punuar për atë kryeministër dhe ka marrë shpërblim ai departament për punën e shkëlqyer nga Rama. E quaj për nder që kam punuar në një institucion serioz dhe shpresoj që të jetë dhe sot një institucion serioz”, tha Kovaçi.
Rama-Kovaçit: Një ‘shiks’ i 97-ës brenda hapësirës universitare
Ndërkohë, ka reaguar në rrjetet sociale sërish dje kryeministri Edi Rama, i cili e ka bërë edhe një herë të qartë që asnjë shans që kërkesat e disa pedagogëve për rritje rroge të merren seriozisht në këtë kohë lufte. Në një reagim pas deklaratës së kreut të Sindikatës së Pedagogëve se është krenar që ka qenë pjesë e SHIK, Rama tha se zullumi i ‘non gratave’ dhe rublave është futur në hapësirën universitare. “Krenar që ka qenë shiks i kohës së zezë të 97-ës le të jetë sa të dojë, po një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e ‘non gratave’ e të rublave në hapësirën universitare, s’ka asnjë shans të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte”, ka shkruar Rama.
Reagon Kovaçi: Ja pse ika nga SHISH
Ndërkohë në përgjigje të deklaratës së kryeministrit Edi Rama, zoti Kovaçi sqaroi se ndërpreu marrëdhënien e punës në SHISH për të ndjekur karrierën akademike. “Unë vendosa të ndjek rrugën e karrierës akademike për ndjekjen e titujve të mi akademikë”, tha ai. I pyetur nëse vijon të punojë ende për SHISH, Kovaçi tha nuk punon më. “Nuk ke si të punosh sepse ai është institucion ligjor që duhet të punosh brenda dhe ishte një punë juridike. Ndoshta në nervozizëm e sipër, ai ka porositur dhe disa gazeta. Në këtë vijë me sa duket kryeministri vazhdon të ketë lidhje me këta persona. E konsideroj një tentativë për intimidim. E ka filluar që nga deklaratat për t’i bërë veting, presion profesoratit, ndodhin vetëm në vendet diktatoriale. Në Tatime e kam automatikisht deklarimin e pasurisë dhe gjithçka. Këto intimidime i quaj një gjendje të mjerë të kryeministrit”, tha pedagogu.