Categories
Uncategorized

A ka “gisht” policia te vdekja e Learit? Eksperti i njohur plas deklaratën e fortë: Kush e futi qesen me kokainë në gojën e 32 vjeçarit dhe çfarë kërkonin?

Dy ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën. Një i ri vdiq në duart e policisë së shtetit, Lear Kurti 32-vjeç e dha frymën e fundit në komisariatin nr. 3.

Tre policë u pezulluan dhe mjekësia ligjore deklaroi se në stomakun e të riut u gjet një qese kokaine duke aluduar se vdiq nga overdoza. Por pikëpyetjet janë të shumta dhe ende nuk ka një përgjigje finale kush ishte shkaku i vdekjes.

Eksperti i rendit, Fatjon Softa ka analizuar veprimet e policisë dhe ngre dyshime të forta për rolin dhe qesen që u gjet në stomakun e të riut.

‘Dy rrugë janë, ose e kapërdirë…dhe pastaj bëjmë logjikën, sa e madhe ka qenë qesja dhe si mund të kapërdihet kur vrapon. Se nuk ka mundësi, nuk shkon poshtë. Versioni i dytë është që mund të jetë futur. Ai gjatë rrugës mund ta hapte dhe ta derdhte dhe nuk linte asnjë gjurmë.

Gjatë vrapit nuk ke mundësi ta gëlltitësh. Unë mendoj se versioni i dytë, mund të jetë e futur sesa e gëlltitur. Kjo kërkon analizë. Sa e madhe ishte qesja, a tretet nga stomaku? Nuk është e mundur që stomaku të ketë tretur qesen brenda kësaj kohe. E para ka një kohë për autopsinë.

Njeri vërtetë vdes, por janë ato indet, për kimi apo shpirt, që brenda pesë orëve të bësh autopsinë!!!! Do minimumi 12-24 orë, pse do të shkosh të bësh autopsinë me vrap. Çfarë kërkonin?

Ai mund të ketë vdekur edhe për shkaqe natyrale. Por të jetë doza, edhe mund ta ketë kapërdirë, por problemi është te plasmasi. Nëse plasmasi nuk është i tretur si është hapur?

Flasim duke bërë logjikën’, tha Softa pjesë e marrë nga intervista për 5 pyetje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *