Categories
Uncategorized

Berisha këmbëngul për të ekspozuar Ilir Metën si spiun: Ligji për hapjen e dosjeve u bë për të, që ta njollosin

Deputeti demokrat Flamur Noka, numri dy i partisë së Sali Berishës, u shpreh se Partia Demokratike dhe opozita ka një qëndrim të prerë për çështjen e dënimit të krimeve të komunizmit.

Sipas tij, ligji që miratoi Rama hap dosjet e viktimave, është një ligj për viktimat. Nuk dënohet komunizmi nëse s’ke dënuar xhelatët.

Noka këmbëngul, ashtu si dhe mediat e Berishës, se ky ligj u bë për Ilir Metën, duke pranuar kështu se ai ka qenë spiun.

Edhe pse gjithë këto ditë duket sikur Berisha po e mbron, në fakt thjesht po e ekspozon Metën si spiun, duke thënë se ligji për hapjen e dosjeve bëhet për të, duke e bërë kështu fakt të kryer se Ilir Meta ka qenë spiun dhe tashmë Rama po e përdor këtë gjë për hakmarrje.

Noka: Partia Demokratike dhe opozita ka një qëndrim të prerë për çështjen e dënimit të krimeve të komunizmit dhe për nomenklaturën që ka bashkëpunuar me regjimin. Ne kemi paraqitur në kuvend një ligj lustracioni dhe dënon xhelatët.

Çdokush që synon që të jetë pjesë e politikës dhe qeverisjes duhet të kalojë këtë vetting. Ligji që miratoi dje Rama hap dosjet e viktimave, është një ligj për viktimat. Nuk dënohet komunizmi nëse s’ke dënuar xhelatët.

Askush nuk e ka pasur pengesë që të verifikojë dosjet e tij. Dosjes e para ’90 nuk janë të klasifikuara, por ky ligj që u miratua është i inskenuar në kuzhinën e Ramës për të bërë gjueti shtrigash, sidomos nga aleatit tonë Ilir Meta. Askush nuk bën ligj për të hequr njerëz nga politika me ligj, nëse nuk e heq dot me votë. Kjo është kriminale.

Noka shtoi se Ilir Meta është një nga personalitete kryesore të politikës në 32 vjet demokraci dhe se ky ligj bëhet për ta njollosur atë.

Noka: Ilir Meta është një nga personalitete kryesore të politikës në 32 vjet demokraci. Është një njeri që sot drejton një parti dhe deri dje ishte president. Kur guxojnë të sajojnë përralla për ta njollosur atë, imagjinoni se çfarë i bën një qytetari të thjeshtë. Ne si parti nuk kemi asnjë problem me këtë gjueti shtrigash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *