Categories
Uncategorized

Ilir Metaj nga sot jashtë politikës, ja si do zbardhet dosja e tij e spiunazhit, ligji e ekzekuton politikisht, zbulohet lista e personazheve të kërcënuar nga “dosjet”

Autoriteti i Dosjeve ka përshëndetur dje vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, i cili miratoi dy ditë më parëme 94 vota pro dhe 1 abstenim propozimin e Partisë Socialiste për shfuqizimet e komisioneve “Bezhani” e “Mezini”, duke i dhënë të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e zyrtarëve të pajisur me certifikatë pastërtie, ku më i rrezikuari është Ilir Metaj dhe shumë politikanë e njerëz publike që deri para viteve ’90 kanë qenë spiun të ish-Sigurimit dhe fshiheshin pas pseudonimeve, si “Qukapiku”, “Çiftelia”, “Çorapja”, “Qepa”, etj. Kjo do të thotë se Meta do dalë jashtë politikës nëse rezulton se ka qenë spiun, ndërkohë që personat e tjerë që janë fshehur pas pseudonimeve, do t’iu zbardhen edhe emrat. Projektligji erdhi pas kërkesës së Autoritetit pasi doli një dosje me një spiun të sigurimit me iniciale I.M që dyshohet se është ish-Presidenti Ilir Metaj. Gjithashtu u miratuan edhe amendamentet e propozuara bashkërisht nga PD dhe PS që çdo kush mund të kërkojë dosjen e tij, por duhet ta argumentoj pse e kërkon dhe nëse të dhënat do të dalin në publik e të keqpërdoren, do të mbajë përgjegjësi. Por sa i takon këtij vendimi, dje ka reaguar edhe Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991, i cili përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale tregon rrugën që do të ndiqet për të “fundosur” Ilir Metajn dhe sigurimsat e tjerë në politikë. Gazeta ka siguruara deklaratën e plotë të Autoritetit të Dosjeve, ku tregohen detaje se si do të zbulohen të dhënat për funksionarët e lartë nëse këtë të fundit kanë qenë apo jo bashkëpunëtorët tëish-Sigurimit, ndërkohë që ky institucion garanton se puna e tij do të jetë objekti dhe transparente.

Reagimi i plotë i AIDSSH

Parlamenti votoi ndryshimet ligjore që zgjerojnë rrethin e subjekteve që kërkojnë të informohen mbi dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, njëherazi i hapin rrugë verifikimit të figurave politike të certifikuara nga Komisionet “Mezini” dhe “Bezha ni”. Parlamenti miratoi në datën 20.10.2022 ndryshimet e reja në Ligjin 45/2015 i ndryshuar, “Për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Ndryshimet parashikojnë kryesisht zgjerimin e rrethit të subjekteve që kërkojnë të informohen mbi dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, deklasifikimin e të gjithë dokumenteve sekrete nga 29 nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, si dhe heqin pengesat për riverifikimin e figurës së personave që zotërojnë një certifikatë të mëparshme pastërtie, kur për ta identifikohen dokumente të reja. Ndryshimet ligjore morën mbështetjen e 94 deputetëve dhe u miratuan pa asnjë votë kundër.

Heqja e ‘mburojës’ për figurat publike

Përmes shfuqizimit të plotë të pikës 4 në nenin 29, të ligjit nr. 45/2015, i cili thotë se “Autoriteti nuk administron kërkesat për informacion për zyrtarët që propozohen të emërohen ose ngrihen në detyrë në institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike, kur Autoriteti administron apo i është vënë në dispozicion dokumenti autentik origjinal i certifikatës së pastërtisë së figurës, shoqëruar me vendimin përkatës nga institucionet përgjegjëse, si Komisionet Mezini dhe Bezhani”.Me ndryshimin e propozuar, Autoriteti do të jetë i pavarur, profesional në vendimmarrje, i besueshëm për shoqërinë shqiptare dhe faktorin ndërkombëtar, si dhe do të kryejë punën e tij në mënyrën më transparente të mundshme.

Deklasifikimi

Deklasifikimi i të gjithë Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, të parashikuara në ligjin 45/2015, “Për të drejtën e informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”, për periudhën 29 nëntor 1944, deri në ditën e krijimit të Shërbimit Informativ Kombëtar, 2 korrik 1991, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, duke u kufizuar në rastet kur gjatë punës ndeshet me dokumente që përmbajnë informacione që lidhen me cenimin e sigurisë kombëtare, Autoriteti i klasifikon ato sipas legjislacionit të fuqi për Informacionin e Klasifikuar. Ndryshimi i kërkuar vjen në kuadër të vështirësive dhe vonesave të ndeshura gjatë procesit të deklasifikimit të dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, me qëllim efektivitetin në përmirësimin e punës në dhënien e shërbimeve subjekteve kërkuese, si dhe publikimin e informacionit tashmë të deklasifikuar.

Thellim i hetimit

Thellim i hetimit, marrja e informacionit nga persona të tretë në funksion të zgjidhjes së problematikave të krijuara rast pas rasti. Ndryshimet ligjore në nenin 5 të ligjit 45/2015, i ndryshuar, parashikojnë që “Çdo person, është i detyruar të bashkëpunojë me Autoritetin, dhe kur rezulton që ka dijeni për rrethanat e çështjes, i kërkohet informacion si person i përfshirë ose që, apo kur ai vetë disponon informacion që e ndihmon Autoritetin në punën e tij. Autoriteti ka detyrimin të garantojë konfidencialitetin për çdo person që bashkëpunon, në zbatim të këtij ligji.” Ky ndryshim i jep mundësinë që të hetojë jo vetëm brenda dokumentacionit të krijuar nga struktura të ish-Sigurimit të Shtetit apo të lidhura me to, apo institucioneve përkatëse të mbështetura në dispozitat e ligjit 45/2015, i ndryshuar, por dhe të ketë mundësinë që të thellojë hetimin duke përfshirë dhe marrjen e informacionit nga persona të tretë që rezultojnë në këto dokumente, në funksion të hedhjes dritë mbi të vërtetën mbi saktësimin e gjeneraliteteve të shtetasit apo identifikimin e personave te zhdukur apo ekzekutuar objekt verifikimi apo rrethanave të çështjes duke garantuar në çdo rast, konfidencialitetin e individëve, që ofrojnë informacion si persona të përfshirë ose në dijeni për rrethanat e çështjes.

Heqja e ‘barrierave’ për kërkuesit shkencorë dhe median

Heqja e ‘barrierave’ për kërkuesit shkencorë dhe median, të cilët me ndryshimet e reja ligjore do të kenë mundësinë të shqyrtojnë dokumente në të cilat nuk do të bëhen të palexueshme, jo vetëm të dhënat e anëtarëve të ish-Sigurimit të Shtetit, si hetues, prokurorë apo gjyqtarë, por edhe të dhënat e bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit, përmes kërkesave që kanë në fokus veprimtarinë hulumtuese dhe kërkimin shkencor, me qëllim rishqyrtimin historik të veprimtarisë së ish-Sigurimit të Shtetit.

Vendosja e sanksioneve nga Autoriteti

Vendosja e sanksioneve nga Autoriteti, krahas bashkëpunimit me institucionet ligjzbatuese, për të gjitha rastet e keqpërdorimit, apo të shpërndarjes së paautorizuar të informacioneve, apo të dhënave personale që gjenden në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, duke shkelur të drejtat e njeriut është shtuar dispozita kundërvajtje administrative edhe me sanksionime që lidhen me refuzimin ose shmangien për të bashkëpunuar me Autoritetin kur shtetasit i kërkohet informohet se ka dijeni për rrethanat e çështjes, apo kur ai vetë disponon informacion që e ndihmon Autoritetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *