Categories
Uncategorized

Ndjekje si nëpër filma, “shihni si fluturojnë paratë në autostradë, hajdutët i kap paniku dhe shpërndajnë kartëmonedhat për t’i shpëtuar policisë

Plani për të vjedhur para nga një kazino në Kili, dështoi për bandën e hajdutëve të cilët morën mbi 10 mijë euro nga kazinoja, ku mesa duket hajdutët nuk e kishin planifikuar me detaje operacionin për të vjedhur paratë në kazino.

Për rrjedhojë ata u detyruan të hidhnin paratë e vjedhura në një autostradë, për të shpërqëndruar policinë dhe për t’u shpëtuar prangave.

Siç raportojnë mediat vendase, policia ra menjëherë në gjurmët e tyre, e për pasojë po ndiqte makinën e hajdutëve në autostradë.

Këta të fundit mes panikut, hodhën të gjitha paratë në rrugë, teksa makina e tyre lëvizte.

Sakaq edhe plani B i hajdutëve dështoi, pasi ata u arrestuan pak minuta më vonë pasi hodhën paratë në rrugë.

Policia bën me dije se banda e hajdutëve përbehet nga gjashtë emigrantë, të cilët tashmë janë në qeli. Ndërsa mësohet se shuma e vjedhur nga kazinoja ishte 10.110 dollarë.

Nga afërsisht dhjetë milionë pesos (rreth 10,110 dollarë) që ishin vjedhur, policia mblodhi aq sa mundi, pasi disa nga kartëmonedhat e shpërndara nga era u mblodhën nga kalimtarët në autostradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *