Categories
Uncategorized

E fundit, makinat përplasen “kokë më kokë”, 6 të plagosur në Kurbin

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Krujë, përgjatë rrugës së Lagunës së Patokut, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë 6 persona janë plagosur.

Siç duket edhe në pamje, përplasja ka qenë aq e fortë sa makinat janë shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë autoambulanca e Laçit dhe ka dërguar të plagosurit në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *