Ditën e djeshme, Kryeministri Edi Rama, ka qenë në qytetin e Fierit, ku është takuar me banorët atje, të rinjtë si dhe grupin e asamblesë socialiste të Fierit.
Kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulanta Balla shihet me Ramën, teksa shkruan “të drejtosh Partinë Socialiste në Qarkun Fier dhe ta merrja stafetën një vit më parë nga Gramoz Ruçi është një nder i madh”.
Ndërsa Rama në video dëgjohet të thotë “Kështu që të jemi të qartë, në Fier zgjedhje do bëhen, demokracia do fitojë, por emri në fund është vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë në qarkun e Fierit, në të 6 bashkitë”.