Kryeministri i vendit më të varfër në Europë, Edi Rama, mbërriti me avionin e tij të Air Albania në Tel Aviv. Zyrtarisht thuhet se në fokus të kësaj vizite do jetë ndihma izraelite pas sulmeve kibernetike iraniane. Por gazeta ‘Jerusalem Post’ shkruan se kjo vizitë është koordinuar nga miliarderi Aleksandër Mashkeviç.
Ky biznesmen është i njohur në fushën e minierave. Sipas mediave britanike, ai është një oligark nga Kazakistani, i pasuruar pas shembjes së Bashkimit Sovjetik. Ai bashkë me dy oligarkë të tjerë njihet si Trioja dhe është një personazh kontrovers. Sivjet një gjykatë në Britani rrëzoi padinë e Trios ndaj një gazetari të Financial Times, i cili shkruante se kanë paguar për të v rë 3 njerëz. Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, Mashkoviç u takua me oligarkë rusë, për të diskutuar situatën pas vendosjes së sanksioneve nga Perëndimi.