Kreu i PD-së, Sali Berisha ka thirrur sot një protestë. Me anë të njoftimi në rrjete sociale, Berisha flet për një protestë të fuqishme ne lidhje me rastin e Lear Kurtit.
Protesta është thirrur për në orën 18.00 tek Ministria e Brendshme me moton “U mbush kupa”.
“Sot, në ora 18:00, protestë e fuqishme për vdekjen me dhunë të të riut, Lear Kurtit nga policë banditë të droguar të Ramës-Çuçit, dhe vr jen e tij për së dyti nga krimineli i tyre me uniformë, Ardi Veliu”, njofton Berisha në rrjetet sociale.
Një ditë më parë familja e Lear Kurtit i ka kërkuar politikës që të qëndrojë larg nga familja e tyre dhe nëse duan të shkojnë për ngushëllime, të shkojnë pa kamera.