Categories
Uncategorized

Zhvillime të rëndësishme! Rama sot në Izrael, takim me kryeministrin dhe presidentin izraelit mbi sulmet kibernetike nga Irani

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë në Izrael.

Mësohet se fokusi i takimit me zyrtarët izraelitë do të jetë mbi sigurinë kibernetike dhe sulmet kibernetike iraniane ndaj vendit tonë.

Kryeministri dhe ministrat e tij do të zhvillojnë takime me presidentin Isaac Herzog, kryeministrin Yair Lapid, liderin e opozitës Benjamin Netanyahu dhe kryetarin e Kuvendit Mickey Levi.

Rritja e numrit të sulmeve kibernetike që janë kryer nga Irani kundër Shqipërisë ka çuar në tensione mes dy shteteve, ndërsa Shqipëria i ndërpreu marrëdhëniet me Iranin në shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *