Këshilli i Ministrave ka miratuar dje një VKM sipas së cilës nënave të papuna që kanë të ardhura nën 100 mijë lekë në familje dhe rrisin më shumë se 3 fëmijë deri në 5 vjeç, do t’u njihen si vite pune. Nënat që do të kujdesen për fëmijët nën moshën 5 vjeç dhe nuk do të punojnë, do t’u njihen vitet e punës. Kusht për të përfituar nga ky vendim është që nëna të ketë 3 fëmijë, ose më shumë dhe njëri prej tyre të jetë nën moshën 5 vjeç. Tjetër kusht është që të ardhurat mujore familjare të mos kalojnë vlerën 100 mijë lekë. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave, ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se ky vendim do të futet në fuqi nga muaji janar.“Sot qeveria shqiptare ka miratuar një shtesë në projektligj që është ligji për sigurim e detyrueshëm për kujdesin e detyrueshëm shëndetësor, qëllimi i akteve që vijnë për ndryshim është mbështetja e grave që kanë më shumë se 3 fëmijë dhe të cilat janë të papuna. Situata ekonomikë është e tillë që kanë nevojë për mbështetjen e shtetit. Kemi vendosur që me buxhetin e viti 2023 të mbështesim këtë kategori nënash. Do kemi një kategorizim, të gjitha gratë të cilat kanë tre dhe më shumë fëmijë. Të cilat, njëri prej fëmijëve është deri në moshën 5 vjeç dhe ku të ardhurat familjare mujore nuk kalojnë 100 mijë lekë. Kjo është një politikë për nënat, politikë sociale, që synon të njohë si vite pune periudhën e kujdesit të fëmijës në 5 vitet e para është mundësuar nga fillimi i vitit tjetër me buxhetin e viti 2023. Manastirliu bëri me dije se përmes një tjetër akti normativ janë siguruar doza përforcuese të vaksinave Pfizer. Këto vaksina, ministrja tha se janë të adaptuara për variantet e reja të COVID-19, të cilat pritet të vijnë në muajin nëntor. Nga ana tjetër, ministrja bëri me dije se nga nesër do të fillojë edhe vaksinimi kundër gripit, për personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë dhe gratë shtatzëna. “Kemi në një moment pos pandemisë covid 19, por ka ende raste që infektohen, kontrolli i pandemisë është duke u monitoruar në sisteme e survejancës. Ne kemi bërë të mundur që të kemi furnizim me vaksina anti-covid, kemi marrëveshje me Pfizer. Vijmë me këtë akt, në një amendim të katërt për të siguruar që doza që ne i kemi parablerë dhe që pas ardhjes së furnizimit të parë kemi një riskedulim, 700 mijë doza do jenë doza përforcuese për variantet BA1, 2, 4 dhe 5. Duke garantuar vaksinim në vazhdim edhe gjatë periudhës së dimrit me doza përforcuese. Pritet të vijë në muajin nëntor. Tashi i parë i vaksinave të grupit ka mbërritur. Nga nesër grupmosha plus 65 vjeç, të moshuarit, gratë shtatzënë, mundësojmë vaksinimin kundër gripit”, tha Manastirliu.
Categories
Manastirliu jep lajmin e mirë për nënat e papuna që rrisin 3 apo më shumë fëmijë: Kujdesi ndaj tyre do të njihet si vite pune
