Categories
Uncategorized

Trondit ambasadori britanik: Sali Berisha rrezik për sigurinë kombëtare të Britanisë, Londra ka prova për përfshirjen e tij në korrupsion dhe krim, gati “lista e re e zezë” me biznesmenë dhe politikanë shqiptarë

Britani e Madhe duket e vendosur për të çmontuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri e jovetëm. Pak javë më parë Londra zyrtare zbuloi një listë me mbi 20 persona “VIP” që i kishte shpallur “non grata”, mes të cilëve ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Por ky i fundit nuk pajtohet me këtë vendim të ashpër të britanikëve, pasi përveç se hedh vickla, akuzon Londrën se ka bërë një padrejtësi ndaj tij, për shkak se nuk ka prova që e implikojnë atë me këto vepra penale. Mirëpo teksa Sali Berisha përpiqte të helmojë opinion publik me gënjeshtra dhe propagandë, se ai është i pastër dhe se gjithçka që po bëjnë britanikët kundër tij është një komplot i madh, dje kreu i “Foltores” ka marrë një goditje të fortë nga Britani e Madhe, e cila ka rrëzuar pretendimet e tij. Ka qenë ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith, i cili nga studioja e emisionit “Në Shënjestër” në News 24, u shpreh dje Sali Berisha është rrezik për sigurinë kombëtare të Britanisë, ndërsa shtoi se Londra ka prova për përfshirjen e tij në korrupsion dhe krim. “Ne do të vazhdojmë të marrim masa për t’i dhënë fund mosndëshkimit për ata që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion. Veprime që i ndërmorëm në korrik. Ne nuk bëjmë të ditur emra nuk i diskutojmë ato. Këto janë çështje që janë objekt i procedurave ligjore dhe nuk i publikojmë kurrë globalisht. As unë dhe askush tjetër nuk ka komentuar mbi ata individë. Ky nuk është fundi dhe ne do të vijojmë të marrim hapa. Tani duam të shohim që mos ndëshkimi të marrë fund këtu ndaj do të vazhdojmë të forcojmë institucionet e këtu, por do të marrim masa kur bëhet fjalë për cenimin e interesave kombëtare të qytetarëve britanikë”, deklaroi ai.

Sanksionet britanike

Më tej ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith u shpreh prerë se Britania nuk merr asnjëherë vendime të pabazuara. Ai tha se vendime të tilla nuk kanë të bëjnë fare me individë apo parti të caktuara, por sanksionet merren vetëm për emrat e përfshirë në afera. “Ne nuk zbulojmë emra apo numra. E jona është një qasje e ekuilibruar ndaj këtyre gjërave. Kjo nuk është një qasje e drejtuar ndaj një grupi njerëzish apo një partie politike dhe ne do të vazhdojmë të ndjekim këtë qasje të balancuar, jo vetëm për Shqipërinë. Është diçka që ne po e aplikojmë më gjerësisht në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe globalisht dhe kjo do të rritet. Këta mekanizma përgjegjësie, si për sa i përket veprimeve përçarëse ndaj imigracionit, ashtu edhe për sa i përket sanksioneve globale kundër korrupsionit dhe masave të tjera, janë një politikë e fortë e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Dhe ne shpresojmë të shohim më shumë nga këto veprime në të ardhmen”, u shpreh ai.

“Listë e re e zezë” nga Londra

Ndërkohë ambasadori britanik ka deklaruar se ka një listë të gjatë të shqiptarëve të shpallur non-grata nga Anglia. Sipas tij, mes këtyre emrave nuk janë vetëm politikanë, mund të përfshihen biznesmenë, ose të tjerë që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me një parti politike. “Ne nuk e specifikojmë numrin e individëve kur bëhet fjalë për veprimet për veprimet përçarëse të emigracionit. Por ajo që mund t’ju them, është se ne kemi një qasje të ekuilibruar. Kjo nuk ka për qëllim një grup individësh apo një parti politike, por mund të përfshijë politikanë. Mund të përfshijë edhe një biznesmen. Mund të përfs hijë të tjerë që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me një parti politike. Por gjëja e rëndësishme është të përqendrohemi në mënyrën se si këto masa mund të ndihmojnë në sigurimin e përgjegjësisë dhe përfundimin e mosndëshkimit për krimin dhe korrupsionin, por edhe të veprojnë si një pengesë, shpresojmë, për të ardhmen. Ata mund t’i përkasin çdo kategorie. Nga biznesi te politikanët. Mund të jenë të tjerë. Kriteri është ai i atyre që nuk konsiderohen më të dobishëm për të mirën publike të popullit britanik dhe që për këtë arsye nuk janë më në gjendje të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Ne nuk zbulojmë emra apo numra. E jona është një qasje e ekuilibruar ndaj këtyre gjërave. Kjo nuk është një qasje e drejtuar ndaj një grupi njerëzish apo një partie politike dhe ne do të vazhdojmë të ndjekim këtë qasje të balancuar, jo vetëm për Shqipërinë. Është diçka që ne po e aplikojmë më gjerësisht në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe globalisht dhe kjo do të rritet. Këta mekanizma përgjegjësie, si për sa i përket veprimeve përçarëse ndaj imigracionit, ashtu edhe për sa i përket sanksioneve globale kundër korrupsionit dhe masave të tjera, janë një politikë e fortë e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Dhe ne shpresojmë të shohim më shumë nga këto veprime në të ardhmen”, nënvizoi ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *