Categories
Uncategorized

Hakerat iranianë nxjerrin të dhëna nga sistemi TIMS-i i Edi Ramës, Berisha: Kryeministri ka shpenzuar 19 milionë euro për 127 udhëtime me avion

Grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” kanë publikuar mbrëmjen e sotme të dhënat e kryeministrit Edi Rama. Bëhet fjalë për të gjitha fotot e Ramës ndër vite, të dhënat e tij personale si atësia, mëmësia, datëlindja, vendlindja si dhe numrat personalë, sa herë që ka rinovuar kartën e identitetit. Po ashtu janë publikuar dhe të gjitha hyrje-daljet në pikën kufitare nga aeroporti i Rinasit, me datën dhe orën e saktë të fluturimeve. Ajo çfarë vihet re është se ka një numër të lartë udhëtimesh me charter privat, duke shpenzuar qindra mijëra euro. Një udhëtim me charter privat shkon deri në 30 mijë euro. Kreu i qeverisë është akuzuar shpesh herë nga opozita për shpenzimet e larta për udhëtimet e tij. “19 milionë euro kushtuan 127 udhëtimet me avion taksi të Edi Ramës! “Të dashur miq, neobllokmeni Edi Rama ka krye si kryeministër 127 udhëtime me Charter apo avion taksi për menderen e tij. Çdo udhëtim me Charter kushton mesatarisht apo më së paku 150 mijë euro kurse ato të largëtat kushtojnë me gjithë parkingun rreth 250 mijë euro. Por të llogaritura me çmimin 150 mijë euro fluturimi, Edi Rama ka shpenzuar vetëm avion taksi 19050000 Euro. Pra kryeministri i vendit më të varfër të Europës shpenzon për udhëtime me avion në dispozicion dhjetëra e dhjetëra herë më shumë se sa kryeministri i Austrisë, një vend dhjetëra herë më i pasur se Shqipëria”, shkroi dje ish-kryeministri Sali Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *