Categories
Uncategorized

Olta del në nominim “kokë më kokë” me Luizin? Ja si përfundoi loja me litar në BBV

Loja me litar e zhvilluar 24 orët e fundit në BBV do të vendosë mbi fatin e nominimeve. Sfida m në krye Ermionë dhe Evë ka përfunduar.

Sipas rregullave të theksuara në zarfin që dërgoi “Vëllai i Madh” në shtëpi, banorët që heqin dorë nga loja, duke hequr rripin, shkojnë automatikisht në nominim. Që prej ditës së djeshme, Luizi ishte i pari që hoqi rripin duke çuar veten në nominim, ndërsa ditën e sotme edhe Olta bëri të nëjtin veprim.

E nxitur nga Luizi me fjalët, “je burrneshë, e di sa pikë fiton? Mbyllua gojën të gjithëve, hiqe rripin”, Olta me këtë veprim nxori veten automatikisht në nominim përbalë Luizit, ende pa mbaruar loja dhe pa ditur nëse një tjetër do tu bashkohej.

Asnjë banor nuk iu bashkua Luizit dhe Oltës dhe loja përfundoi, me një zarf që mbërriti në shtëpi për të komunikuar këtë gjë. Duke pasur parasysh rregullat që u lexuan në zarfin e parë, Luizi dhe Olta mund të dalin kokë më kokë në nominim, nëse gjatë Prime-it të së shtunës nuk do të ketë një komunimim tjetër.

Grupi që u shpall fitues i lojës, është grupi i Evës, i përbërë nga Armaldo, Kristi, Keisi Tani dhe Nita, të cilët do të kenë imunitet në lojë.

Nga ana tjetër, grupi i Ermionës do të ketë gjithashtu një avantazh në lojë, i cili nuk është bërë i ditur. Avantazhi do të jetë për Ermionën, Kiarën, Dean ose Beatin.

Categories
Uncategorized

Anxhela Peristeri: Jeni kujtuar shumë vonë për Luizin!

Anxhela Peristeri ka mbështetur këngëtarin Luiz Ejllin, për lojën e tij brenda shtëpisë së Big bBrother Vip. Këngëtarja thotë se është e hapur për ndonjë bashkëpunim me Luizin. Por ajo ka edhe një kritikë, jo për Luizin, por se njerëzit e tjerë, posaçërisht artistët. Ajo thotë se tani që këngëtari është në BBV u kujtuan ta mbështesin këngëtarin.

“Dueti me Luizin është bërë ëndërr e shumë artistëve shqiptarë. Unë jam e hapur për bashkëpunim me Luizin. Luizi ka qenë këngëtar shumë i mirë. Ajo që më vjen shumë inat është pse e vlerësojmë Luizin tani që është në Big Brother. Dhe nuk e kanë vlerësuar atëherë kur ka qenë për t’u vlerësuar se ka qenë artis i arrirë dhe shumë i mirë. Kur e shohin që dikush merr një famë shumë të madhe dalin e mbështesin në masë. Më parë ata njerëz as nuk ishin kujtuar për të e nuk e kishin ndërmend të bënin duet me të. Janë kujtuar shumë vonë.”, tha këngëtarja.

Categories
Uncategorized

Reagon Sabiani pë lidhjen Kejsi-Kristi: Unë zorraxhinj s’dua në shtëpi

Me hyrjen e Kejsit ne big brother ajo solli nje situate tjeter ne shtepi. Ajo tashme eshte afruar me Kristin , ku ata puthen faqen perqafohen , pra si te dashur tamam por mungon ajo puthja e vecante.

Por mos harrojme qe kristi ka te dashur ku madje ajo dje kishte reaguar per kete gje qe ai ka bere.

Por sot ka reaguar dhe Sabiani babai i Kejsit duke ironizuar:

“Se mos e le cupen beqare!

Jo e ka vet ne dore , babi se kushtezon per asgje por vetem zorraxhinj nuk dua ne shtepi” tha ai.

Categories
Uncategorized

Lëkundje tërmeti në Greqi, ja magnituda dhe epiqendra

Lëkundje tërmeti kanë goditur vendin fqinj mbrëmjen e së premtes rreth orës 22:49 me orën greke.

Siç bëjnë me dije mediet vendase një tërmet me magnitudë 3.5 Rihter ka goditur Greqinë qendrore.

Epiqendra e tërmetit ka qenë Korinthi, 1 kilometër në juglindje të Kechries.

Lëkundjet janë ndjerë deri në Athinë.

Thellësia e tërmetiti ishte 11.9 kilometra.

Categories
Uncategorized

Në cilin grup pozicionohet banorja e re Eva Alikaj? As 24 orë në shtëpi, i drejtohet Luizit: Ti s’ke shans

Aktorja Eva Alikaj është banorja më e re e shtëpisë së Big Brother Vip. Që prej ditës së parë ajo është ambientuar me shtëpinë, gjithashtu edhe me banorët.

Gjatë një bisede me Luizin, Eva i tregoi këngëtarit se plani i saj brenda shtëpisë është që të mos zihet me askënd.

Ashtu si pritej, Luizi i tregoi aktores që ai do të përpiqej që të bënte të kundërtën e asaj që ajo tha, duke e bërë që të konfliktohet me banorët.

Eva: Unë kam ndërmend mos zihem por nuk e di a do e arrij

Luizi: Çke moj se unë do bëj çmos që ti të zihesh

Eva: Them kur të plasi sherri do të shmangem , ti smë bën dot, por ti provoje , ti ke simpati për mua e ndjej

Luizi: Nuk thashë që do të zihesh me mua, por me dikë tjetër. Ti do zihesh me Jonën

Eva: Me jonën jo, mos zihem me Oltën

Categories
Uncategorized

Vendosi lirim me kusht për Lulzim Berishën, Kolegji i Posaçëm i Apelimit merr vendimin për gjyqtaren e Apelit (EMRI)

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Apelit Durrës, Anita Mici, duke e konsideruar të pabazuar në fakte dhe në ligj vendimmarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Vendimi në Kolegj u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtare Albana Shtylla, rezarta Schuetz dhe Ina Rama.

Sipas Kolegjit, nga analiza financiare e kryer për apartamentin ka rezultuar balancë negative për pagesën 5000 euro të kryer në vitin 2006, me burim nga kursimet familjare.

KPA e ka gjetur Micin të papërshtatshme edhe për profesionalizmin. Çomo konstatoi gjetjet në disa çështje, ku është vërejtur mungesë në arsyetimin ligjor të vendimmarrjeve të subjektit si dhe konkluzionin e Gjykatës së Lartë se trupi gjykues i Apelit Durrës, ku bënte pjesë edhe Mici, kishte vendosur lirimin me kusht të Lulzim Berishës në zbatim të gabuar të legjislacionit.

Njoftim vendimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 7/2021, datë 28.01.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 287, datë 04.08.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Anita Mici.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.02.2023.

Categories
Uncategorized

Dhunoi Petraq Milon, reagon oficeri i policisë kufitare: Ja pse humba toruan

polici kufitar Dragan Shqekiç foli për incidentin e ndodhur në mes të janarit duke thënë: “humba toruan”, atë ditë për shkak të injorimit të vazhdueshëm të urdhrave që ai dhe kolegët e tij i kishin dhënë shtetasit shqiptar.

Sipas informacioneve të media malazeze “Vijesti”, Shqekiq dhe Boljeviq, pas dëgjimit në Prokurorinë e Ulqinit, janë liruar nga burgu dhe hetimi ndaj tyre do të vijojë në gjendje të lirë.

Gjatë seancës dëgjimore në ODT Ulqin, dhjetëra kolegë të tyre u mblodhën para asaj objekti, në mbështetje të dy policëve kufitarë.

Përveç prokurorisë, hetimin për këtë rast e ka iniciuar edhe Departamenti për Kontroll të Brendshëm të Punës Policore, Ministria e Punëve të Brendshme, dhe ajo procedurë është ende në vazhdim.

“Është sekuestruar video-materiali i regjistruar nga video survejimi i instaluar në pikën kufitare Sukobin-Muriqan dhe përmes bashkëpunimit policor ndërkombëtar presim një deklaratë për ngjarjen nga qytetarët e Shqipërisë. Nëse procedura e kontrollit të brendshëm vërteton fakte dhe prova të sjelljes së kundërligjshme të zyrtarëve policorë në lidhje me rastin në fjalë, do të ndërmerren masa ligjore për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë”, thuhet në MPB e Malit të Zi.

Categories
Uncategorized

Çfarë po ndodh në Mesdhe? Italia ngre alarmin dhe bën paralajmërimin e frikshëm: rreziku për incidente është i lartë

Admirali Enrico Credendino, në seancën dëgjimore para Komisionit të Mbrojtjes të Dhomës është shprehur se Rusia ka një sjellje agresive të pazakontë në Mesdhe dhe po rrit flotën e saj të anijeve në detin që lag dhe Shqipërinë. Ai shtoi se ky numër i kaq i madh i anijeve të Moskës nuk është parë që prej Luftës së Ftohtë. Gjatë dëshmisë në Komisionin e Mbrojtjes të parlamentit italian, kreu i marinës detare tha se rusët i kanë hedhur sytë edhe nga deti Jon, duke paralajmëruar zhvillime të tjera.

Credendino tha se Marina italiane aktualisht është në gjendje të garantojë sigurinë, ndërsa shtoi se për këtë gjë, do të ishte e nevojshme të integrohen veçanërisht tre deri në gjashtë fregata anti-nëndetëse, dy anije kundërajrore, një aeroplanmbajtëse e dytë, një anije logjistike dhe dy nëndetëse.

Numri i anijeve ruse në Mesdhe është rritur. Kjo nuk përbën një kërcënim të drejtëpërdrejtë për territorin kombëtar, por shton ndjeshëm tensionet. Rusët kanë një sjellje agresive që nuk ishte e zakonshme në Mesdhe, e cila më herët ishte e dukshme vetëm në Baltik. Ka rrezik për incidente të mundshme dhe kur ndodh një incident të kësaj natyre, nuk dihet kurrë se si mund të përfundojë. Në Mesdheun, me shumë fluks, ekziston një ekuilibër i paqëndrueshëm. Nuk ishin parë kurrë katër grupe avionëmbajtësish të aleatëve: një Italian, një francez, një amerikan dhe anija amfibe spanjolle. Rusët arrijnë deri në Jon pa asnjë problem dhe mësyjnë detin Jon me një grup detar me tre anije moderne. Anija më moderne e Rusisë, ndodhet aktualisht në Afrikën e Jugut dhe posedon raketa hipersonike, të cilat nuk e dimë nëse janë efikase ose jo, por këtë do ta shohim. Ajo anije do të hyjë në Mesdhe. Situata është komplekse dhe turbulente. Rreziku për incidente është i lartë.

Categories
Uncategorized

“Kam video erotike”/ Berisha: Janë histori reale, nuk kisha përmendur emra

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratën e fortë që dha sot në Parlament, aty ku u shpreh se zotëron video erotike të një zyrtari të lartë.

I ftuar në “Top Story” ai u pyet nëse vërtetë ekzistojnë videot erotike. Ai u përgjigj se këto nuk janë histori të sajuara, por të vërteta.

“Edi Rama i paaftë për të përballuar tmerrin e lidhjes me McGonigal nxorri sot zonjat dhe unë fillimisht thash po flasim. Kur mora vesh se kishin për deklaratat e ditës së premte. Në pamje të parë kjo ishte përpjekje e Ramës për të paraqitur një turist seksi McGonigal dhe për të injoruar oproblemet madhore të sigurisë. Ajo deklaratë sado quhet qesharake ishe e porositur. Qëllim e parë jua thash të dytin nuk jua them dot”, deklaroi Berisha.

“Këto nuk janë histori të stisura, janë reale. Ajo që ishte habia, ishte që unë nuk kisha përmendu emra. Asnjë emër, por problemi është se si ato marrin përsipër të ngriheshin aty si njëri që kanë mizën pas veshit”, shtoi më tej drejtuesi i Partisë Demokratike.

Categories
Uncategorized

Amos Zaharia zbulon “prapaskenat” e Big Brother VIP Albania, ja kush është fituesi

Megjithëse është eliminuar nga “Big Brother Vip”, Amos Zaharia vijon të jetë aktiv me intervistat dhe deklaratat e tij. Në një intervistë të dhënë gjatë ditës së sotme aktori tregoi se u “dorëzua” nga loja në momentin që sipas tij, kuptoi që “lufta” e tij për parimet nuk po dëgjohej. Ai tregoi se ka tentuar disa herë të largohet nga shtëpia, por është “ndaluar” nga produksioni.

“Kam shkuar në dhomën e rrëfimit disa herë dhe kam thënë “dua të dal, nuk rri dot më”. Por, aty ke një produksion që të sheh si një investim dhe përpiqet të të mbajë sa më gjatë”- tha Amosi.

Si një mik i ngushtë me Olta Gixharin, Amosi habiti jo pak kur iu përgjigj pyetjes “Kush do të fitojë”, me emrin e Luizit. Megjithatë, arsyetimi i tij ishte fakti se këngëtari ka marrë një pëlqyeshmëri të madhe jashtë.

“Besoj se sovrani ka folur, nuk e di se çfarë do të ndodhë më vonë, por me këtë pëlqyeshmëri të madhe që ka nga publiku Luizi, besoj ai fiton. Olta i ka ndjenjat mikse jashtë” tha Amosi.

Sa i përket marrëdhënies Luiz-Kiara, për të cilën ai ka qenë skeptik që në fillim, Amosi u shpreh se Luizi është i përfshirë në atë raport por edhe në lojë.

“Mendoj që lideri (Luizi) është i përfshirë shumë, por është me një gurë dy zogj, sepse edhe i pëlqen të jetë me Kiarën dhe njëkohësisht të nxjerrë një anë sentimentale të tij. Për Kiarën, nuk jam i sigurt”