Categories
Uncategorized

Çfarë po ndodh në Mesdhe? Italia ngre alarmin dhe bën paralajmërimin e frikshëm: rreziku për incidente është i lartë

Admirali Enrico Credendino, në seancën dëgjimore para Komisionit të Mbrojtjes të Dhomës është shprehur se Rusia ka një sjellje agresive të pazakontë në Mesdhe dhe po rrit flotën e saj të anijeve në detin që lag dhe Shqipërinë. Ai shtoi se ky numër i kaq i madh i anijeve të Moskës nuk është parë që prej Luftës së Ftohtë. Gjatë dëshmisë në Komisionin e Mbrojtjes të parlamentit italian, kreu i marinës detare tha se rusët i kanë hedhur sytë edhe nga deti Jon, duke paralajmëruar zhvillime të tjera.

Credendino tha se Marina italiane aktualisht është në gjendje të garantojë sigurinë, ndërsa shtoi se për këtë gjë, do të ishte e nevojshme të integrohen veçanërisht tre deri në gjashtë fregata anti-nëndetëse, dy anije kundërajrore, një aeroplanmbajtëse e dytë, një anije logjistike dhe dy nëndetëse.

Numri i anijeve ruse në Mesdhe është rritur. Kjo nuk përbën një kërcënim të drejtëpërdrejtë për territorin kombëtar, por shton ndjeshëm tensionet. Rusët kanë një sjellje agresive që nuk ishte e zakonshme në Mesdhe, e cila më herët ishte e dukshme vetëm në Baltik. Ka rrezik për incidente të mundshme dhe kur ndodh një incident të kësaj natyre, nuk dihet kurrë se si mund të përfundojë. Në Mesdheun, me shumë fluks, ekziston një ekuilibër i paqëndrueshëm. Nuk ishin parë kurrë katër grupe avionëmbajtësish të aleatëve: një Italian, një francez, një amerikan dhe anija amfibe spanjolle. Rusët arrijnë deri në Jon pa asnjë problem dhe mësyjnë detin Jon me një grup detar me tre anije moderne. Anija më moderne e Rusisë, ndodhet aktualisht në Afrikën e Jugut dhe posedon raketa hipersonike, të cilat nuk e dimë nëse janë efikase ose jo, por këtë do ta shohim. Ajo anije do të hyjë në Mesdhe. Situata është komplekse dhe turbulente. Rreziku për incidente është i lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *