Categories
Uncategorized

Zbrazje karikatori në TCH/ Trondisin detajet e fundit, kamerat e sigurisë ‘tradhëtojnë’ autorët, dyshohen për…

Të tjera detaje kanë dalë në dritë për ngjarjen e ndodhur pas mesnate në periferi të kryeqytetit, ku u sulmuan me armë zjarri zyrat e Top Channel dhe mbeti i vrarë një roje sigurie.

Burime bëjnë me dije se autorët, që dyshohet se kanë qenë mbi tre persona, kanë qëlluar me breshëri mbi zyrat e Top Channel dhe një nga plumbat ka kapur rojën e sigurisë Pal Kola, i cili ndodhej në kabinën e tij.

Plaga e shkaktuar nga plumbi ka qenë fatale për 60-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë disa minuta më pas.

Autorët janë larguar më pas drejt Durrësit dhe dyshohet se kanë djegur automjetin tip “Range Rover” në Golem, Kavajë. Brenda mjetit policia ka gjetur dy armë zjarri.

Sipas hetimeve, në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 25 gëzhoja. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së objektit, por edhe të bizneseve në autostradë, për të zbuluar lëvizjet e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *