Categories
Uncategorized

Menjëherë pas daljes nga BBV, ja surpriza e Elvis Pupës. Fansat kërkojnë të presë dhe Luizin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Elvis Pupa është përqendruar te projektet e reja dhe mesa duket po sjell diçka në muzikë.

Aktori ka treguar se e ka pasion muzikën dhe ka kënduar edhe më parë. E më në fund do vijë me një projekt muzikor. Ai ka publikuar një foto në Instagram ku shihet në një studio muzikore.

Krah postimit aktori shkruan: ”Të dashur miq, ju falenderoj pafund për mbështetjen. S’ka gjumë, vetëm punë.”

E duket se në këtë projekt po e ndihmon miku i tij Lorenc Hasrama.

Nuk e dimë nëse dy çunat do bëjnë bashkëpunim, apo Lori po e ndihmon Elvisin, por këngëtari ka postuar një foto me të në studio duke shkruar: “Kush më ka ardhur mua”. Ndërsa fansat shkruajnë në komente se dyshes i mungon vetëm Luizi dhe që duhet ta presin për projektin.

Categories
Uncategorized

“Bashkëshorti më la për një vajzë 10 vjet më të re”, Dasara Karaiskaj rrëfehet për herë të parë

Dasara Karaiskaj ka folur për herë të parë për ndarjen nga partneri i saj italian dhe arsyen e divorcit të tyre.

Në emisionin “Shije Shtëpie”, ajo pranoi se ish-partneri e kishte lënë për një vajzë 10 vite më të re.

“Le ta themi këtu dhe le të shpërthejnë portalet, mua bashkëshorti më la për një vajzë 9-10 vjet më të re se mua kështu që në realitetin në të cilin jetoj unë, këto gjëra ndodhin dhe më kanë kushtuar martesën. Ajo mund të jetë më e re, por kjo nuk përjashton faktin që ka bërë gjithsesi një gomarllëk ai”.

Por, a do ta kishte falur nëse ai do t’ia kishte treguar? Ajo thotë Po, sepse do të kishte ruajtur familjen.

“Po sigurisht, ai është babai i fëmijës tim, si e diskuton? Po patjetër, do ruaja familjen”, -tha Karaiskaj.

Categories
Uncategorized

Elvis Pupa bën bashkë banorët e “BBV2”, zbulon surprizën e madhe që ka përgatitur

Elvis Pupa ishte i eleminuari i spektaklit të së martës e ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulën.

Visi foli për eksperiencën brenda shtëpisë dhe për planet e tij të ardhshme, ku përveç projekteve muzikore, Visi ka folur edhe për një film ku do të marrin pjesë disa nga banorët e “BBV2”.

“Kam qejf të bëjë një film, mund të ketë disa pjesë të shkurtra humoristike…po dhe këtë filmin e kam qejf, dua të rikthejë filmin e fundit që kam rregjistruar në Amerik në 2011, dua të bëj dyshin, po dua të bëhet këtu, dua një produksion të madh, shume veta nga shtëpia e “BBV2” kanë shprehur dëshirën të jenë pjesë e këtij produksioni…” – ka thene ai.

Lorenci ka disa ditë që është larguar me vullnetin e tij nga shtëpia e “BBV2” ndërsa Vis Pupa është eleminuar në spektaklin e kësaj të marte. Ditën e sotme të dy djemtë kanë postuar një foto në Instagram ku shfaqen në një studio muzikore e duket se janë duke përgatitur ndonjë bashkëpunim muzikor.

Categories
Uncategorized

“Ti nuk di akoma kush je, vajte 40 vjeç”, Luizi shpërthen në ofendime ndaj rivales së tij më të madhe

Luizi ka nisur fushatën në të gjithë shtëpinë, teksa po i nxitë banorët të mos i flasin Efit.

Duket se jo gjithçka ka shkuar siç duhet sepse ka hasur në rezistencën e disa prej banorëve të tjerë.

Nisur nga kjo Luizi i ka konsideruar banorët si njerëz pa karakter dhe çapaçula.

Pas këtyre akuzave nuk ka munguar dhe përgjigja e Deas.

Pjesë nga biseda:

Luizi: O njerëz pa karakter, o çapaçula

Dea: Ti njëherë që flet për karkater nuk e di

Luizi: Ti je e fundit, ti je fundërrina

Dea: Kur flet ti për karakter mos ngelt njeri në këtë planet. Ti nuk di akoma kush je, vajte 40 vjeç.

Categories
Uncategorized

“Ta them me gjithë shpirt ik”, Luizi i zhgënjyer nga Kristi: Unë dhe të nominova për finale

Mbrëmjen e djeshme në Prime, Vëllai i Madh vendosi që banorët të nominojnë dy emra dhe dy arsye por jo për banorët që duan të nxjerrin nga shtëpia, por për 2 personat që duan të shkojnë në finale.

Luizi në zgjedhjen e tij tha emrat e Kiarës dhe të Kristit. Ndërsa ky i fundit zgjodhi Dean dhe Jorin.

Në fund të spektaklit të gjithë banorët u ulën për të ngrënë darkën e zakonshme të përgatitur nga Vëllai i Madh.

Në një moment, Luizi i thotë Kristit që t’i marrë një Coca Cola në frigorifer por ai refuzon.

Kjo e zhgënjeu Luizin i cili nuk i mbajti nervat: “Të them me gjithë shpirt ik p*rdhu Krist, ta them me gjithë shpirt, dhe unë që të nominoj për finale”.

Kristi: Ajo që bëre më parë ishte e rëndë.

Categories
Uncategorized

Po e grimonte për “Prime”, parukieri ia plas në fytyrë “të vërtetën e hidhur” Deas: Sa e keqe je, më frikëson

Para çdo “prime” banorët e BBV kurojnë imazhin e tyre për një paraqitje sa më të mirë televizive.

Jo më larg se një natë më parë, një nga grimierët e future brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka komentuar sjelljen e Dea.

Me shaka ai është shprehur se e qeshura e saj e frikëson, ndërkohë që ndonjëherë i duket si vrasëse seriale.

“Sa e keqe je. Mënyra si qesh ti më frikëson. Ndonjëherë e qeshura jorte është si e vrasësve serial.”– tha grimieri.

Categories
Uncategorized

“Dorëzohet” Kiara, tregon arsyen e vërtetë të rifutjes: Kisha frikë mos ftoheshin

Duket se spektaklin e të martës Kiara nuk e ka përjetuar aspak mirë, teksa këtë gjë vijon ende ta reflektoj edhe sot.

Në një bisedë që ishte duke bërë me Jorin në dhomën e ndenjes, Kiara është shprehur që është e penduar për rifutjen e saj, teksa meraku i vetëm ishte nëse ftohej raporti me Luizin.

“Ndonjëherë pendohem që u rifuta. Por kisha frikën se kur ndodh që rri shumë larg me të dashurit, duket sikur ftohen gjërat, nga data 25 mars deri në maj ndërkoë që ne kemi vetëm 3 muaj bashkë.

Publiku thotë hajde të shikojmë si do zihet Kiara dhe Efi, po këtu e vuajmë ne se nuk jemi prej druri.”– tha Kiara.

Categories
Uncategorized

A ka Luizi një marrëveshje të fshehtë me produksionin? Bëhet virale në rrjet deklarata e banorit të “BBVA” (VIDEO)

Një video që po bëhet virale në rrjet është ajo e Luizit ku duket se është një strateg shumë i mirë. Ai ka arritur të gjejë gjithë nominimet që kanë bërë banorët për dy finalistët.

Të shumta kanë qenë reagimet në rrjet, ku disa thonë se Luizi tashmë di shumë mirë strategjitë aty brenda dhe pjesa tjetër që thonin se mos vallë banori ka marrëveshje të fshehtë me produksionin.

Por, sidoqoftë të gjithë jemi dakord që Luizi është shumë i aftë për atë lloj loje.

VIDEO:

@teamluiz2 👑🦁##votoniluizin #luizejlli #luizejlliofficialfans #meluizin #luki #luizibigbrother #teduamluiz #luiz ♬ original sound – Teamluiz 🦁🦁

Categories
Uncategorized

Kush do të shkojë në finale? Luizi bisedon me Qetsorin

Në “Prime” e së shtunës do të shpallet finalisti i parë. Dy nga emrat më të votuar nga banorët ishte Luizi dhe Dea, për të cilët u hap një televotim që publiku të vendosë se cilin prej tyre do të shohë në finale.

Luizi tha se Dea e Meriton finalen, pasi ka ardhur deri në këtë pikë të lojës. Qetsori i tha Luizit se këtë edicion nuk e fiton ai, por Kiara. Sipas tij, në finalë do të jenë ai, Kiara, një vajzë dhe një djal, si shoqërues të çiftit.

Edhe Luizi mendon se në finale do të jenë dy djem dhe dy vajza, sepse sipas tij, nëse janë tre djem dhe një vajzë gara është më e vështirë.

Sa i përket Kiarës, ai tha që nëse ajo shpallet fituese, zëre se e ka fituar ai dy herë.

Categories
Uncategorized

“Të ma thotë dikush jashtë atë fjalë…”/ Luizit nuk i del inati me Efin: Tani lojën e ka me nënën time (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm i pari që është zgjuar nga gjumi është Luiz Ejlli dhe pas tij, Qetsor Ferrunaj. Këngëtari i njohur i tha këtij të fundit se çfarë i kishte thënë mbrëmë Kiara Titos dhe Efi Dhedhes, duke qenë se mbrëmë kanë pasur një debat shumë të ashpër.

Luizi i tha se Kiarës i ka thënë që ta bëjë lojën vetë nëse do që të shkojë në finale, ndërsa Efit i ka thënë që ‘tani lojën e ke me nënën time’.

Luizi: Po mundohet shtëpia me u kap me Kiarën me më prek. I thashë Kiarës ‘jepi, deli zot vetit’. Nëse do me të marrë hakun unë, ti nuk je në finale

Luizi: Më mirë t’ja bëjë hyzmetin vetë, që të mos i mbetet merak. Efit i thashë ‘lojën e ke me nënën time, jo me mua’.

Qetsori: Bëri gabim të madh me atë mënyrë që e ka shprehur

Luizi: Unë i thashë, ndonjë trim nuk jam, horr nuk jam. Me ma thënë dikush atë fjalë ‘nuk p*erdhi as ty as nënën tënde’ sikur nuk shkon.

Qetsori: Një femër maksimumi që mund të thotë ajo është, për të hapur një konflikt.

Luizi: Ka pasur femra këtu që kanë sharë me libër shtëpie mua. Tea Trifoni

Luizi: Nuk doli atë ditë , doli më pas. I nxori në nominim Kiara.