Categories
Uncategorized

Luizi tregon synimin e radhës: Nëse nuk fitoj Big Brother VIP Albania, do të garoj në…

Luiz Ejlli e ka gati synimin e radhës. Ai ka shprehur sot dëshirën se nëse nuk del fitues nga ‘Big Brother VIP Albania’ do të provojë ‘Grante Fratellon’.

Luizi bëri të ditur se me italishten është shumë mirë, madje shtoi se me batutat është edhe më mirë se në gjuhën shqipe.

Po ashtu, ai tha se nëse do bëhej pjesë e atij reality do kishte mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë në Itali, pasi janë shumë.

“E gjeta synimin e radhës. Do shkoj të fitoj Grante Fratello se s’bën. Nëse nuk e fitoj këtu, do e fitoj atje. Kurdo që të fillojë do e filloj atje. Është gjë e mirë se edhe batutat më vijnë italisht, për zotin eci në Itali. Shqiptarë ka sa të duash”, thotë Luizi.

Categories
Uncategorized

Çfarë do të ndodhë me “BBVA” pas ngjarjes në Top Channel?

Top Channel po kalon nëpër ditët e saj më të errëta pas vrasjes së rojes disa netë më parë. Aty ku ka gjak nuk mund të ketë show dhe mos vallë duhet televizioni të marrë masa?

Një nga spektaklet më popullorë të programit është padyshim Big Brother Vip Albania që siç u tha të shtunën,do të përfundojë me 6 maj.

Por sikur të mbarojë më shpejt?

Dhe kur themi shpejt domethënë 1 prill?

Me pak llogari sot do të shpalleshin finalistët dhe të shtunën që vjen shpallet fituesi apo jo?

Sigurisht që TCH do ti leverdiste kjo skenë për të ‘larë’ duart nga skena makabër ku mbeti i verarë roja.

Duke adresuar atentatin tek Big Brother dhe fansat e Luizit, televizioni e mbyll spektaklin dhe ‘pastron’ imazhin tek publiku që nuk beson në fakt asgjë nga këto…

Categories
Uncategorized

Olti Curri: Finalja e BBVA këtë të shtunë, pas sulmit familjarët duan t’i nxjerrin banorët

Në orët e para të së hënës ka ndodhur një vrasje në ambientet e “Top Chanel”. Të shtënat e armëve i kanë dëgjuar edhe disa nga banorët e “Big Brother VIP Albania”.

Lidhur më këtë ngjarje kanë reaguar persona të ndryshëm se reality’shou “BBVA” duhet të mbaroj, përshkak të sigurisë së banorëve. Ditën e sotme, ish-banorja Ermiona Lekbello ka reaguar ashpër përmes një story në rrjetin social “Instagram” për mbylljen e këtij emisioni duke thënë se autorët e këtij reality-shoë kanë kaluar çdo tolerancë.

Në ‘Prime’’ e fundit të “BBVA” të shtunën banorët u pyeten se a dëshirojnë që të shtyn finalen e madhe deri më datën 6 Maj, po lidhur me ngjarjen e tragjike që ndodhi të shtunën, tashmë thuhet se finalja do të jetë këtë të shtunë.

Opinionisti i “Big Brother VIP Kosova”, Olti Curri përmes një video në rrjetin social “Instagram” është shprehur se familjarët e banorëve që janë brenda shtëpisë së “BBV” kanë bërë presion që banorët të lënë lojën për arsyes sigurie, madje sipas mendimi të tij sonte në ‘Prime’ pritet të këtë një televotim për finalistët e që më pas të shtunën të jetë finalja.

“Edhe pse siç duhet të ndodhë produksioni e ka blinduar si lajm që mos të dal flitet se nga ndikimi që ka patur familjarët pas të shtënave në ambientet e TopChannel, familjarët e personave që janë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ka patur një presion të madh që familjarët e tyre të lënë lojën dhe të dalin për qështje të sigurisë, kjo ndoshta ka shtyrë produksionin dhe ngjarjet e fundit të mendoj për të mbyllur më shpejtë lojën. Duke bërë tani hipotezat tona i bie që sot të eliminohet dikush dhe ndoshta hapet një televotim flash për të shpallur finalistët ndoshta shpallen edhe brenda natës e më pas finalja i bie që të jetë të shtunën ose shpallet televotimi të shtunën finalistët e më pas finalja ndodh të martën por zakonisht finalet ndodhin në fundjavë, kështu që ka mundësi që finalja të jetë të shtunën”, u shpreh Olti Curri.

Categories
Uncategorized

“Uaaaa e tmerrshme”, Olta shtanget nga ajo që i sheh Luizit

Dea dhe Olta teksa ndodheshin në dhomën e gjumit kane vënë re një plagë që Luizi kishte në këmbë.

Asaj i është dukur shumë e shëmtuar, ndërsa Dea i tha se ai duhet ta trajtojë.

Olta: “Ua e tmerrshme si e ka këmbën! Pu pu pu, hiiii”

Dea: “I ka zënë myk moj”

Olta: “Ajo s’është myk moj, ajo është plagë”

Dea: “Po duhet ta trajtojë pra, i kam thënë që duhet të bëjë me uthull po s’më dëgjon””

Olta: “Uaa, me uthull?”

Dea: ‘Po se vret ato bakteret”

Olta: “Po e ka shumë keq. Po ky njeri sikur është rritur në mal zbathur”

Dea: “Jo ndodh nga uji i pishinës”

Categories
Uncategorized

Luizi i shqetësuar si e sheh nga jashtë, reagon menjëherë Kiara dhe i dërgon mesazhin që na emocionoi të gjithëve, moderatorja tregon çfarë bën 24/24

Luizi i ka shprehur Visit shqetësimin e tij sesi Kiara po e sheh nga jashtë. Ai tregoi se e kishte planifikuar që të dilnin bashkë nga Big Brother e do i përballonin bashkë të gjitha.

“Nuk e di çfarë është duke bërë Kiara, nuk e di si më ka parë jashtë, nuk e di çfarë po lexon. E kisha llogaritur të dilnim bashkë dhe t’i përballonim të gjitha bashkë jashtë, thashethemet, presionin e njerëzve”, tha Luizi.

Kiara e ka postuar këtë moment në Instastory duke treguar se ajo po e ndjek 24 orë.

“Zgjohem dhe fle përballë teje. 24/24 vetëm me ty! Vazhdo përpara Luani im!”, shkruan Kiara.

Categories
Uncategorized

Robert Aliaj: Kristi im është pitbull, Lorenci një chihuahua, ngjan sikur ka ardhur nga Afganistani

Robert Aliaj duket se nuk i ka pritur aspak mirë debatet e forta që Kristi ka pasur së fundmi me Lorenc Aliajn. I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Wake Up’ në Top Channel, ai nuk i ka kursyer aspak kritikat për sjelljen e banorëve dhe gjuhën e tyre të komunikimit.

Ndërkaq, këngëtarin e ri, Lorenc Aliaj, ai e ka konsideruar si një person që duket sikur ka ardhur nga Afganistani. Ndër të tjera, ai e krahason Lorencin me një chihuahua, ndërsa Kristin e tij me një pitbull.

“Aty ka shumë llapaqënëri, edhe për vajzat e kam. Nuk po flas me emra. Në moment të caktuar të lojës duhet të ulen tensionet dhe të ndërtohet një dialog. Aty ka urrejtje, seç ka ardhur një tip i ri aty, është një tip sikur ka ardhur nga Afganistani.

Nuk e kam për paragjykim por nga paraqitja. Duket si një chihuahua që kafshon një pitbull.”- tha Roberti në emisionin e mëngjesit në Top Channel ditën e sotme.

Categories
Uncategorized

Zbardhet plani i Luizit, ja kodi që i tregoi Kiarës para se të dilte: Që ta kuptoj që jam mirë jashtë, në prime do më thuash këtë fjalë

Në ditët para se eleminimit të Kiarës, Luizi dhe moderatorja kanë komunikuar dhe kanë rënë dakord se si do kuptohen, që këngëtari të kuptojë se nëse simpatizohet apo jo nga publiku jashtë.

Ai i ka thënë Kiarës që të përdorë kodin “Të kam zemër”, nëse gjërat janë mirë për të jashtë dhe në këtë mënyrë të vazhdojë lojën e Big Brother.

Luizi: Kur të dalësh jashtë Kiar, në qoftë se jam ashtu siç e mendoj se jam jashtë …kur të jesh në Prime. Kam me pyt unë “Arbana a është Kiara aty”. “Po” thotë, edhe ti ke me fol. Kur të flitsh ke më më thanë “ Të kam zemër”. Nqs thu “të kam zemër” do me thënë se gjërat jashtë janë shumë mirë.

Categories
Uncategorized

Nuk është tradhtia! Sipas Luizit, ja çfarë e lëndon më shumë një femër

Luiz Ejlli ka treguar së fundmi gjënë që sipas tij, e vret më shumë një femër.

E ndonëse të gjithë mund të mendojnë së është tradhtia, këngëtari nuk mendon njësoj.

Teksa bisedonte me banorët, me humor, Luizi u tregoi gjënë që e prek më shumë një vajzë.

Këgëtari tha se para tradhtisë, vjen këpuca e preferuar, ku mori shëmbull një rast kur një vajzë që ka fiksim një palë këpucë nuk i merr dot pasi nuk ka numër.

“Dy gjëra e therin femrën më shumë se tradhtia. Kjo një, se edhe tradhëtinë e falin, edhe atë moment që se durojnë është kur janë në një dyqan këpucësh, ka zgjedhur këpucët që i pëlqen dhe shkon e i thotë shitëses a ke numër më të vogël dhe i thotë jo”.

Categories
Uncategorized

Çfarë fshihet pas atentatit të rëndë? “100 mijë euro për çdo informacion”/ Policia reagon për herë të parë dhe zbardh dinamikën e plotë të sulmit në Top Channel

Në vijim të njoftimit të dhënë mëngjesin e datës 27.03.2023, për ngjarjen e ndodhur në Mëzez, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës së televizionit Top Channel dhe për pasojë ka mbetur i vrarë punonjësi i sigurisë, shtetasi Pal Kola, ju informojmë si më poshtë:

Më datë 27.03.2023, rreth orës 00:30, shtetas ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri automatik model AK-47, në drejtim të godinës së Top Channel dhe për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi Pal Kola, 61 vjeç. Po nga të shtënat është dëmtuar fasada ballore e godinës së televizionit, si dhe dy automjete të parkuara në oborr.

Nga veprimet hetimore të kryera deri tani rezulton se në orën 00:27 të datës 27.03.2023, automjetit i autorëve është fiksuar nga kamerat e sigurisë, në zonën e Kasharit. Ky automjet ka lëvizur në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë, ka dalë përballë godinës së televizionit Top Channel dhe në atë moment autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës së televizionit.

Autorët, pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me shpejtësi përsëri nëpërmjet rrugës që kanë ardhur, për në drejtim të Durrësit, dhe në orën 00:36 janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën e Kasharit. Në orën 00:55, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë marrë njoftim për djegien e një automjeti, në autostradën Durrës-Rrogozhinë, në vendin e qujatur “Përroi i Agait”.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen e ndodhur, në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, si dhe janë organizuar pika kontrolli në të gjitha akset rrugore të vendit.

U formua grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe u kryen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në vendin e ngjarjes dhe në vendin e djegies së automjetit.

Nga veprimet hetimore në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 25 gëzhoja model 56, 5 predha dhe 9 copëza predhash municioni luftarak. Janë këqyrur dhe sekuestruar kamerat e sigurisë të televizionit, si dhe disa kamera sigurie të subjekteve private përrreth vendit të ngjarjes dhe në drejtimin e lëvizjes së automjetit të përdorur nga autorët. Në vendin e djegies së automjetit është këqyrur dhe sekuestruar automjetit i djegur dhe një gëzhojë model 56, e cila u gjet jashtë automjetit. Brenda automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri model AK-47, si dhe sende të tjera që lidhen me automjetin, si targa e parë e automjetit, 4 gëzhoja model 56 të plasura si pasojë e djegies etj.

Janë pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për hetimin, të gjithë personat e pranishëm në vendin e ngjarjes, si dhe disa persona të tjerë të evidentuar nga Policia, në Kavajë, Vlorë etj.

Nga ekspertimi i provave të sekuestruara në të dyja vendngjarjet, ka rezultuar se autorët i kanë përdorur të dyja armët e zjarrit, ku 20 gëzhoja janë qitur nga një armë zjarri dhe 6 gëzhoja janë qitur nga arma tjetër. Për provat e tjera të sekuestruara janë përgatitur vendimet e ekspertimit dhe nga Instituti i Policisë Shkencore vazhdon puna për ekzaminimin e tyre. Automjeti i përdorur nga autorët është i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, i cili ka rezultuar i vjedhur më datë 10.07.2020, në fshatin Tale të Lezhës. Ky automjet i është vjedhur një shtetasi kosovar, i cili ishte me pushime në këtë zonë, ndërsa targat e automjetit “AA 456 HC”, janë kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës.

Më datë 27.03.2023, në orën 19:00, nën drejtimin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është zhvilluar një analizë e detajuar e veprimeve hetimore të kryera, janë përcaktuar versionet hetimore dhe një grup i posaçëm hetimor po vazhdon kryerjen e veprimeve hetimore të deleguara me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Po kështu, po analizohen të gjitha informacionet që disponon Policia e Shtetit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese të cilat do të ndihmojnë grupin hetimor, për kryerjen e këtij hetimi

Categories
Uncategorized

Humbje e madhe për median, ndahet nga jeta ikona e gazetarisë

Është shuar në moshën 84-vjeçare gazetari dhe prezantuesi i njohur italian Gianni Mina. Ai vdiq të hënën në Romë pas një sëmundjeje të zemrës, sipas mediave italiane.

Humbje e madhe për median, ndahet nga jeta ikona e gazetarisë

Gianni Mina u bë i njohur për natyrën e tij origjinale mbi ngjarjet gjatë një karriere që zgjati mbi 60 vite dhe intervistat e tij përfshinë shumë nga figurat e mëdha të shekullit të kaluar, si Fidel Castro, Muhammad Ali, Federico Fellini, Eduardo De Filippo, Robert De Niro, Jane Fonda, Gabriel Garcia Marquez dhe Enzo Ferrari.

I lindur në Torino më 17 maj 1938, Minà e filloi karrierën e tij si gazetar në vitin 1959 në “Tuttosport”, ku më pas ai u bë edhe drejtor. Në vitin 1960 ai bëri debutimin e tij në Rai duke bashkëpunuar në krijimin e raporteve sportive për Lojërat Olimpike në Romë.

Mani mori drejtimin e “Sprint”, një revistë sportive e drejtuar nga Maurizio Barendson, duke filluar nga viti 1965 merret me dokumentarë dhe investigime për programe të shumta.

Në vitin 1981 ai fitoi çmimin Saint Vincent si gazetari më i mirë televiziv i vitit. Pas bashkëpunimit me Giovanni Minoli në Mixer, ai bëri debutimin e tij si drejtues i Blitz.

Minà ndoqi tetë Kupa Botërore dhe shtatë Olimpiada, si dhe dhjetëra kampionate botërore të boksit, duke përfshirë ato historike nga koha e Muhamed Aliut.

Në vitin 1987 Minà u bë i famshëm në mbarë botën për një intervistë gjashtëmbëdhjetë orëshe me Fidel Castro, presidentin kuban, për një dokumentar nga i cili u realizua një libër: raporti i titulluar “Fidel i thotë Che”.

84-vjecari ka qënë bashkëpunëtor për vite të tëra gazetash si La Repubblica, l’Unità, Il Corriere della Sera dhe Il Manifesto.