Categories
Uncategorized

Fuga: Shkarkimi nga posti i presidentit do t’i bënte nder Ilir Metës

Profesor Artan Fuga ka komentuar situatën politike në vend ku veç zhvillimeve të zgjedhjeve lokale foli dhe për vendimin e pritshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Fuga u shpreh se një shkarkim nga posti i presidentit do t’i bënte një nder Ilir Metës për faktin se Parlamenti që mori një vendim të tillë nuk ishte i besueshëm nga institucionale.

“Patjetër që i bën nder Kushtetuesja me shkarkimin e Metës, se askush nuk beson që ai Kuvend i cili ka propozuar shkarkimin e zotit Meta ishte legjitim. Se ai Kuvend kishte një reputacion që qytetarët shqiptarë i besojnë. Qytetarët nuk janë aq budallenj, e aq i vjetër sa i mendojnë dhe analistët e vjetër, e llogariti politike i bën mirë, edhe kur shet votën i bën mirë llogaritë e tij në aspektin personal”, tha Fuga.

Sipas tij si në rast e mbarimit apo të ndërprerjes së mandatit presidencial, Meta do të hyjë në politikë në mënyrë të menjëhershme dhe për këtë sinjalet i ka dhënë prej kohësh, pasi ia më herët ka deklaruar se ishte i vetmi që mbrojti institucionin e presidentit nga mos kapja e mazhorancës.

Categories
Uncategorized

Të tjerë ministra në rrjet? Kryeministri Rama bën deklaratën e papritur

Përgjegjësia është individuale. Kështu ka theksuar edhe njëherë kryeministri Edi Rama. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, kreu i qeverisë është pyetur nëse ka ndrojtje se mund të dalin të tjerë ministra, teksa dy ndodhen tashmë pas hekurave.

Rama tha se nuk i frikësohej një gjëje të tillë pasi Reforma në Drejtësi për këtë është bërë. Sipas tij nëse dalin të tillë duhet të marrin ndëshkimin e merituar sepse kanë vepruar pas shpinës së qeverisë.

“Unë nuk jam i shqetësuar se mund të dalin ministra apo ish ministra apo kushdo qoftë sepse për këtë e kemi bërë reformën në drejtësi. Kur unë e kam thënë që reforma bëhet për një drejtësi të drejtë dhe nga ana tjetër përgjegjësia për rolin e çfarëdo qoftë është individuale. Nëse ka njerëz që kanë ngjyer gishtin apo dorën në një proces që është bërë për t’i shërbyer vendit sigurisht që ata duhet të marrin ndëshkimin e merituar sepse e kanë bërë pas shpinës së një qeverie”, tha Rama.

Categories
Uncategorized

Prag lufte/ Dalin pamjet, tanket dhe raketat ruse përparojnë drejt Ukrainës (VIDEO)

Ushtria ruse ka vazhduar marshimin drejt kufirit me Ukrainën. Raketa balistike, tanke dhe obuse janë filmuar duke përparuar drejt kufirit me Ukrainën.

Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit dhe janë shpërndarë kudo. Rritja e forcave ruse pranë kufirit ukrainas vazhdon me shpejtësi, me raketat balistike, tanket dhe obuset rreth skajeve verilindore të Ukrainës.

CNN ka publikuar disa pamje që vijnë nga rrjetet sociale, shumica janë nga TikTok ose YouTube. Në pamje shihen kolona që lëvizin pranë Belgorodit në Rusinë perëndimore, pikërisht përtej kufirit nga qyteti kryesor ukrainas i Kharkiv.

Categories
Uncategorized

Hello world!

Welcome to WordPress. This is your first post. Edit or delete it, then start writing!