Categories
Uncategorized

380 mijë USD flori dhe ora, policët turq nuk po u besonin syve: “Gabimi” që çoi në kapjen e shqiptares në aeroportin e Stambollit

Policët turq nuk u kanë besuar syve teksa kanë peshuar sasinë e arit që mbante me vete shqiptarja Fatime Reçi kur u ndalua dy ditë më parë në aeroportin e Stambollit.

Asaj iu kapën dy lingota ar me peshë totale 3.1 kilogram; një numër i madh byzylykësh ari dhe 17 ora të shtrenjta.

Ata dyshuan menjëherë pasi e panë gruan sepse çanta që kishte varur në pjesën e barkut peshonte shumë.

Pasi e kanë ndaluar dhe i kërkuan që të hapte çantat policët bllokuan të gjithë sasinë e arit dhe orave të shtrenjta.

E gjithë ajo që Fatime Reçi mbante në çantën e saj ka një vlerë totale prej 5 milion lira turke ose rreth 370 mijë dollar amerikan.

Categories
Uncategorized

Spartak Ngjela merr komentin që nuk e priste, avokati reagon menjëherë: Nuk është faji im

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ngjela shkruan se eliminimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë është një arsye politike e kohës; edhe për Shqipërinë, por edhe për politikën globale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mirëpo ky koment i Ngjelës ka marrë edhe reagime të shumta. Njëri prej qytetarëve e ka kritikuar avokatin me pretendimin se po promovon Lulzim Bashën.

Komentet:

Zotëri Spartak Ngjela. E vetmja gjë që nuk shkon fare, Është promovimi nga ana e juaj e Lulzim Bashës si njeriun e të ardhmës. Basha lëre se nuk është Leaders, Por është i korruptuar sikur të tjerët, Apo edhe më keq. Dhe ky qëndrim i juaji, I bënë pastaj krejt analizat e juaja zunichte. Dhe ul krebilitetin e juaj tepër shum. Gjithsesi Respekt për angazhimin.

Spartak Ngjela: Unë nuk mund të dal kundër politikës amerikane. Nëse nuk e keni kuptuar, nuk është faji im.

Categories
Uncategorized

Berisha tregon si u trondit Lulzim Basha nga ultimatumi që i dha djali i një krimineli në Fushë-Krujë

Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin për kryebashkiak të Shkodrës nga ana e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, Bardh Spahia.

Ai ka sulmuar Lulzim Bashën duke thënë se nuk ka guxim.

“Revolucioni ynë nuk do ndalet pa sjellë PD-në në pushtet. Unë iu garantoj se sikur Lulzim Basha të kishte çerekun e guximit të Jozefina Topallit apo të Voltana Ademit, do të kishte sjellë PD-në në pushtet patjetër. Kur fliste, nuk thoshte një fjalë kundër Ramës, ishte frikacak. I biri i një krimineli në Fushë Krujë i ka thënë mos të bëjë fushatë e nuk ka shkuar. E gjuajtën Jozefina Topallin me kallash në Vlorë e ka shkuar 10 herë, politika është për të qëndruar në çdo rast. Ne nuk ka forcë që na ndalon, pa përmbysur këtë narko-shtet”, deklaroi Berisha.

Categories
Uncategorized

Alfred Cako plas “bombën”, tregon emrin e biznesmenit të fuqishëm që fshihet pas arrestimit të Saimir Tahirit: Ky është politikani që do të zëvendësojë Ramën

Konspiracionisti Alfred Cako ka komentuar zhvillimet e fundit në vend. Lidhur me arrestimin e Saimir Tahirit ai tha se pas kësaj goditjeje fshihet biznesmeni i fuqishëm Georg Soros.

Sipas tij, drejtimin e PS-së do e marrë Erion Veliaj.

“Njerëz të Sorosit po shikonin se Saimir Tahiri po fuqizohej shumë nga ana ekonomike dhe financiare dhe synonte të ishte trashëgimtar i Partisë Socialiste. I bekuari i Partise Socialiste është Erion Veliaj, që do të marrë drejtimin e saj” u shpreh Alfred Cako.

Categories
Uncategorized

Berisha paralajmëron zhvillime të reja, tregon se çfarë e pret Bashën: E shpëtoi Edi Rama, por ja çfarë do të ndodhë ditët në vijim

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur në Gurin e Zi në Shkodër, ku u prezantua kandidati për kryetar në Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia, ka folur edhe për Lulzim Bashën.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se Lulzim Basha dekonspiroi operacionin policor të katër shteteve, ndërsa shtoi se këtë çështje në prokurori ia mbylli Edi Rama.

“Revolucioni është në një provë të madhe sepse kundra tij, për të ndalur dallgën e tij, narko-shteti ka mobilizuar të gjithë potencialet e tij. Si asnjëherë në 30 vite, ne na doli kreu i partisë, arrë me vrimë, e prisur. Jo vetëm Edi Rama e mori peng atë me dosje të cilat ishte I inkriminuar. Secili prej jush dhe çdo njeri, nëse del në televizion dhe dekonsiprion një operacion policor, kryen një vepër kriminale dhe dënohet. Operacioni policor që denoncoi Lul Brava ishte operacioni i katër shteteve. Sa mori sa s’mori nuk e di por di që akuza që i bëri prokuroria për dekonspirim të operacionit ja mbylli Edi Rama. Edi Rama nuk ia mbyll dot kurrë akuzën e prokurorisë së Belgjikës që do i shkojë deri në fund këtij problemi”, u shpreh Berisha.

Categories
Uncategorized

Fuga: Shkarkimi nga posti i presidentit do t’i bënte nder Ilir Metës

Profesor Artan Fuga ka komentuar situatën politike në vend ku veç zhvillimeve të zgjedhjeve lokale foli dhe për vendimin e pritshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Fuga u shpreh se një shkarkim nga posti i presidentit do t’i bënte një nder Ilir Metës për faktin se Parlamenti që mori një vendim të tillë nuk ishte i besueshëm nga institucionale.

“Patjetër që i bën nder Kushtetuesja me shkarkimin e Metës, se askush nuk beson që ai Kuvend i cili ka propozuar shkarkimin e zotit Meta ishte legjitim. Se ai Kuvend kishte një reputacion që qytetarët shqiptarë i besojnë. Qytetarët nuk janë aq budallenj, e aq i vjetër sa i mendojnë dhe analistët e vjetër, e llogariti politike i bën mirë, edhe kur shet votën i bën mirë llogaritë e tij në aspektin personal”, tha Fuga.

Sipas tij si në rast e mbarimit apo të ndërprerjes së mandatit presidencial, Meta do të hyjë në politikë në mënyrë të menjëhershme dhe për këtë sinjalet i ka dhënë prej kohësh, pasi ia më herët ka deklaruar se ishte i vetmi që mbrojti institucionin e presidentit nga mos kapja e mazhorancës.

Categories
Uncategorized

Të tjerë ministra në rrjet? Kryeministri Rama bën deklaratën e papritur

Përgjegjësia është individuale. Kështu ka theksuar edhe njëherë kryeministri Edi Rama. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, kreu i qeverisë është pyetur nëse ka ndrojtje se mund të dalin të tjerë ministra, teksa dy ndodhen tashmë pas hekurave.

Rama tha se nuk i frikësohej një gjëje të tillë pasi Reforma në Drejtësi për këtë është bërë. Sipas tij nëse dalin të tillë duhet të marrin ndëshkimin e merituar sepse kanë vepruar pas shpinës së qeverisë.

“Unë nuk jam i shqetësuar se mund të dalin ministra apo ish ministra apo kushdo qoftë sepse për këtë e kemi bërë reformën në drejtësi. Kur unë e kam thënë që reforma bëhet për një drejtësi të drejtë dhe nga ana tjetër përgjegjësia për rolin e çfarëdo qoftë është individuale. Nëse ka njerëz që kanë ngjyer gishtin apo dorën në një proces që është bërë për t’i shërbyer vendit sigurisht që ata duhet të marrin ndëshkimin e merituar sepse e kanë bërë pas shpinës së një qeverie”, tha Rama.

Categories
Uncategorized

Prag lufte/ Dalin pamjet, tanket dhe raketat ruse përparojnë drejt Ukrainës (VIDEO)

Ushtria ruse ka vazhduar marshimin drejt kufirit me Ukrainën. Raketa balistike, tanke dhe obuse janë filmuar duke përparuar drejt kufirit me Ukrainën.

Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit dhe janë shpërndarë kudo. Rritja e forcave ruse pranë kufirit ukrainas vazhdon me shpejtësi, me raketat balistike, tanket dhe obuset rreth skajeve verilindore të Ukrainës.

CNN ka publikuar disa pamje që vijnë nga rrjetet sociale, shumica janë nga TikTok ose YouTube. Në pamje shihen kolona që lëvizin pranë Belgorodit në Rusinë perëndimore, pikërisht përtej kufirit nga qyteti kryesor ukrainas i Kharkiv.

Categories
Uncategorized

Hello world!

Welcome to WordPress. This is your first post. Edit or delete it, then start writing!