Categories
Uncategorized

Dhunoi Petraq Milon, reagon oficeri i policisë kufitare: Ja pse humba toruan

polici kufitar Dragan Shqekiç foli për incidentin e ndodhur në mes të janarit duke thënë: “humba toruan”, atë ditë për shkak të injorimit të vazhdueshëm të urdhrave që ai dhe kolegët e tij i kishin dhënë shtetasit shqiptar.

Sipas informacioneve të media malazeze “Vijesti”, Shqekiq dhe Boljeviq, pas dëgjimit në Prokurorinë e Ulqinit, janë liruar nga burgu dhe hetimi ndaj tyre do të vijojë në gjendje të lirë.

Gjatë seancës dëgjimore në ODT Ulqin, dhjetëra kolegë të tyre u mblodhën para asaj objekti, në mbështetje të dy policëve kufitarë.

Përveç prokurorisë, hetimin për këtë rast e ka iniciuar edhe Departamenti për Kontroll të Brendshëm të Punës Policore, Ministria e Punëve të Brendshme, dhe ajo procedurë është ende në vazhdim.

“Është sekuestruar video-materiali i regjistruar nga video survejimi i instaluar në pikën kufitare Sukobin-Muriqan dhe përmes bashkëpunimit policor ndërkombëtar presim një deklaratë për ngjarjen nga qytetarët e Shqipërisë. Nëse procedura e kontrollit të brendshëm vërteton fakte dhe prova të sjelljes së kundërligjshme të zyrtarëve policorë në lidhje me rastin në fjalë, do të ndërmerren masa ligjore për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë”, thuhet në MPB e Malit të Zi.

Categories
Uncategorized

Çfarë po ndodh në Mesdhe? Italia ngre alarmin dhe bën paralajmërimin e frikshëm: rreziku për incidente është i lartë

Admirali Enrico Credendino, në seancën dëgjimore para Komisionit të Mbrojtjes të Dhomës është shprehur se Rusia ka një sjellje agresive të pazakontë në Mesdhe dhe po rrit flotën e saj të anijeve në detin që lag dhe Shqipërinë. Ai shtoi se ky numër i kaq i madh i anijeve të Moskës nuk është parë që prej Luftës së Ftohtë. Gjatë dëshmisë në Komisionin e Mbrojtjes të parlamentit italian, kreu i marinës detare tha se rusët i kanë hedhur sytë edhe nga deti Jon, duke paralajmëruar zhvillime të tjera.

Credendino tha se Marina italiane aktualisht është në gjendje të garantojë sigurinë, ndërsa shtoi se për këtë gjë, do të ishte e nevojshme të integrohen veçanërisht tre deri në gjashtë fregata anti-nëndetëse, dy anije kundërajrore, një aeroplanmbajtëse e dytë, një anije logjistike dhe dy nëndetëse.

Numri i anijeve ruse në Mesdhe është rritur. Kjo nuk përbën një kërcënim të drejtëpërdrejtë për territorin kombëtar, por shton ndjeshëm tensionet. Rusët kanë një sjellje agresive që nuk ishte e zakonshme në Mesdhe, e cila më herët ishte e dukshme vetëm në Baltik. Ka rrezik për incidente të mundshme dhe kur ndodh një incident të kësaj natyre, nuk dihet kurrë se si mund të përfundojë. Në Mesdheun, me shumë fluks, ekziston një ekuilibër i paqëndrueshëm. Nuk ishin parë kurrë katër grupe avionëmbajtësish të aleatëve: një Italian, një francez, një amerikan dhe anija amfibe spanjolle. Rusët arrijnë deri në Jon pa asnjë problem dhe mësyjnë detin Jon me një grup detar me tre anije moderne. Anija më moderne e Rusisë, ndodhet aktualisht në Afrikën e Jugut dhe posedon raketa hipersonike, të cilat nuk e dimë nëse janë efikase ose jo, por këtë do ta shohim. Ajo anije do të hyjë në Mesdhe. Situata është komplekse dhe turbulente. Rreziku për incidente është i lartë.

Categories
Uncategorized

“Kam video erotike”/ Berisha: Janë histori reale, nuk kisha përmendur emra

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratën e fortë që dha sot në Parlament, aty ku u shpreh se zotëron video erotike të një zyrtari të lartë.

I ftuar në “Top Story” ai u pyet nëse vërtetë ekzistojnë videot erotike. Ai u përgjigj se këto nuk janë histori të sajuara, por të vërteta.

“Edi Rama i paaftë për të përballuar tmerrin e lidhjes me McGonigal nxorri sot zonjat dhe unë fillimisht thash po flasim. Kur mora vesh se kishin për deklaratat e ditës së premte. Në pamje të parë kjo ishte përpjekje e Ramës për të paraqitur një turist seksi McGonigal dhe për të injoruar oproblemet madhore të sigurisë. Ajo deklaratë sado quhet qesharake ishe e porositur. Qëllim e parë jua thash të dytin nuk jua them dot”, deklaroi Berisha.

“Këto nuk janë histori të stisura, janë reale. Ajo që ishte habia, ishte që unë nuk kisha përmendu emra. Asnjë emër, por problemi është se si ato marrin përsipër të ngriheshin aty si njëri që kanë mizën pas veshit”, shtoi më tej drejtuesi i Partisë Demokratike.

Categories
Uncategorized

Amos Zaharia zbulon “prapaskenat” e Big Brother VIP Albania, ja kush është fituesi

Megjithëse është eliminuar nga “Big Brother Vip”, Amos Zaharia vijon të jetë aktiv me intervistat dhe deklaratat e tij. Në një intervistë të dhënë gjatë ditës së sotme aktori tregoi se u “dorëzua” nga loja në momentin që sipas tij, kuptoi që “lufta” e tij për parimet nuk po dëgjohej. Ai tregoi se ka tentuar disa herë të largohet nga shtëpia, por është “ndaluar” nga produksioni.

“Kam shkuar në dhomën e rrëfimit disa herë dhe kam thënë “dua të dal, nuk rri dot më”. Por, aty ke një produksion që të sheh si një investim dhe përpiqet të të mbajë sa më gjatë”- tha Amosi.

Si një mik i ngushtë me Olta Gixharin, Amosi habiti jo pak kur iu përgjigj pyetjes “Kush do të fitojë”, me emrin e Luizit. Megjithatë, arsyetimi i tij ishte fakti se këngëtari ka marrë një pëlqyeshmëri të madhe jashtë.

“Besoj se sovrani ka folur, nuk e di se çfarë do të ndodhë më vonë, por me këtë pëlqyeshmëri të madhe që ka nga publiku Luizi, besoj ai fiton. Olta i ka ndjenjat mikse jashtë” tha Amosi.

Sa i përket marrëdhënies Luiz-Kiara, për të cilën ai ka qenë skeptik që në fillim, Amosi u shpreh se Luizi është i përfshirë në atë raport por edhe në lojë.

“Mendoj që lideri (Luizi) është i përfshirë shumë, por është me një gurë dy zogj, sepse edhe i pëlqen të jetë me Kiarën dhe njëkohësisht të nxjerrë një anë sentimentale të tij. Për Kiarën, nuk jam i sigurt”

Categories
Uncategorized

Deklaroi se jeton me qera, publikohet pasuria e Luizit: Nuk do e besoni dot se sa shtëpia ka

Luiz Ejlli banòri i Big Bròther Vip Albania 2 ka krijuar famë të jashtëzakònshme jashtë asaj shtëpie për cka deri diku mund të di pòr jò të gjithën për shkak se janë të kufizuar brenda asaj shtëpie pa infòrmaciòne nga jashtë.

Qysh në fillim të ediciònit ai ka filluar që të paraqitet si një njeri i thjeshtë duke mòs përmendur shkòllimin e arritjet derisa është dashur që të tregòj për jetën e tij në një lòjë që iu dha Vëllau i Madh.

Ai i habiti të gjithë banòrët kur u tregòi se është jurist se kishte punuar si nòter dhe kishte zyrën e tij ku punuòi për disa vite madje ai ishte edhe diplòmat në Francë, ndërsa ka përfaqësuar Shqipërinë në Euròvisiòn si këngëtar.

Kjò ka bërë që nga publiku të admiròhet kaq shumë si një njeri me shumë arritje në jetë pòr që pëlqen të tregòhet shumë i thjeshtë, madje në një bisede me òltën ka thënë se nëse e fitòn cmimin dò blej një shtëpi se është me qera.

Pòr, një videò që qarkullòn në rrjetin sòcial Tik Tòk, thuhet që Luizi ka mjaft pasuri ku zòtëròn tre shtëpi, një në vendlindjen e tij në Shkòdër, një në Francë ku ka jetuar për disa vite dhe një shtëpi në Tiranë atu ka ku jetuar kòhëve të fundit.

Ndërsa sipas kësaj videòja ai ka edhe dy vetura të shtrenjta. A mund të jetë edhe kjò një menyrë e Luizit që të mòs tregòj sa është i pasur pòr të paraqitet sa më i thjeshtë që është e mundur duke mòs i interesuar cfarë mendòjnë të tjerët për të në këtë aspekt?

Categories
Uncategorized

Habisin dy banorët e Big Brother VIP Albania: Kiara dhe Luizi kanë 3-4 ditë që janë ndarë

Teksa ndodhen në ‘burg’, Kristi dhe Olta kanë diskutuar marrëdhënien e Luizit dhe Kiarës. Olta u shpreh e habitur që Kiara nuk ka shkuar t’i flasë Luizit teksa ai ndodhet në ‘burg’ ndërsa Kristi i tha i bindur se ata janë ndarë.

“Po të thashë unë ata janë ndarë ka 3-4 ditë”, i tha Kristi Oltës.

Olta ndërkohë e pyeti pse po vazhdojnë sikur janë bashkë nëse janë ndarë dhe sipas Kristit, Kiara nuk ka një lojë të vetën dhe e di që është e rrezikuar pa Luizin.

Categories
Uncategorized

“Kur ta kuptosh lojën time do të jem në…”, plas sherri në burgun e Big Brother VIP Albania, Luizi zë ngushtë Oltën me vet deklaratën e saj: Dihet ku shkojnë natyrat e kësaj (VIDEO)

Disa prej banorëve të Big Brother VIP Albania janë dënuar nga “Vëllai i Madh”, pasi thyen rregullin e diskutimit hapur për nominime.

Banorët e dënuar janë Luizi, Olta, Kristi dhe Armaldo te cilët për tre ditë do të qëndrojnë bashkë të izoluar në një dhomë e konsideruar ndryshe edhe si “burg”.

Duke që të izoluar në një dhomë të vetme nuk kanë munguar debatet mes dy prej emrave më të përfolur të këtij edicioni të BBV2, Olta dhe Luizi.

Dyshja nisën një diskutim për lojën që po bëjë dhe në debat e sipër, Olta iu drejtua Luizit duke i thënë që derisa ai ta kuptoj se si ajo luan do të jenë larg shtëpisë së famshme.

“Kur të kuptosh lojën time ti, unë do të jem në Kuba duke bërë plazh, duke harxhuar lekët e çmimit”, tha Olta.

Nuk ka munguar një përgjigje nga ana e Luizi, i cili u shpreh se pikërisht natyrat manipuluese si Olta shkojnë në një vend diktatorial si Kuba.

“A e dëgjon, në Kuba në vend diktatorial, natyrat e saj shkojnë në Kubë, unë do të shkoj në Korenë e Veriut, natyrat manipuluese, që bëjnë drama, ndërsa ne të tjerët që jemi të lumtur shkojmë në Maldive”, u shpreh Luizi.

Categories
Uncategorized

“Ça do më bëni ju mua mo?”/ Kjo nuk pritej, Kristi bëhet “palë” me Luizin dhe fillon sherrin me Oltën: Ça femre je ti?

Olta dhe Kristi kanë debatur sot me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në ‘burgun’ e Big Brother. Olta akuzoi Kristin dhe Luizin se janë tallur me të duke e kritikuar për mënyrën si sillen me një femër.

Olta: Tallet Luizi me mua, tallesh dhe ti, pse kjo është mënyra më e mirë për tu sjell me një femër?! Një femër me 3 burra këtu.

Kristi: Ti nuk profilohesh fare si femër këtu. Ti po bën muhabet si burrë këtu tërë kohës. Ça femre je ti?

Olta: Ti po vë në pikëpyetje feminilitetin tim? Hahaha sa qesharake!

Kristi: Ti e ke thënë dhe vetë: Në këtë shtëpi bëhem burrë.

Olta: Po, po jam më shumë burrneshë se ju në ca gjëra. Ju jeni frikacakë.

Kristi: Ti e di që nuk të bëjmë dot gjë këtu.

Olta: Ça do më bëni ju mua mo?

Kristi: Fillove ti manipulimet tani.

Olta: Ça do më bëni më shumë ju mua sesa bëtë dje duke u tallur. Kështu trajtohet një femër?

Kristi: Të kam thënë 100 herë mos bëj luftë si burrë. Bëje luftën si femër. Je elegante, e ke mundësinë, mos bëj si burrë.

Categories
Uncategorized

Bledi Mane harron, tregon lidhjen e ngushtë me Arbër Hajdarin (VIDEO VIRALE)

Gazetari Bledi Mane është një ndër banorët më të rinjt të “Big Brother VIP”. Hyrja e tij nuk u prit më entuziazëm nga banorët duket njohur tipin ngacmues dhe provokues të gazetaritt.

Siç priej dhe diskutohej, përplasja e tij e parë ishte me Luizin për të cilën u përplasën edhe mbrëmje e djeshme në prime.

Por a e dinit lidhjen e Bledi Manes me opinionistin e Big Brother, Arbër Hajdarin.

Gjatë një bisede me Nitën, Bledi i tregon se Arbri është dhëndrri i tij.

“Kam dhe dhëndrin, e di kush është dhëndri apo jo? Arbri. Kam qenë në dasmën e tij. Por Arbri s’ka të drejtë të të mbajë në shtëpi, ai jep thjesht opinione”, shprehet Bledi.

Kujtojmë se Arbri u martua në muajin tetor të vitit që lamë pas me Vlera Devollin në një festë madhështore. Vlera është me origjinë nga Peja e Kosovës dhe nuk dihet se çfarë lidhje ka Bledi Mane në këë mes.

Categories
Uncategorized

Dea Mishel me mesatare 9.8, lëshon perlat e radhës: Kosova në kufi me Greqinë, Skënderbeu lindi 67 vite më parë

Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, janë vënë para disa pyetjeve të ndryshme në kuadër të një loje që përfshin provën javore.

U pa qartazi se banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, kanë ngecje të theksuara në njohuritë gjeografike dhe historike.

Loja u fitua nga Dea Mishel Hoxha, e cila më herët ka treguar se e ka mbaruar shkollën me mesatare 9.8, por disa përgjigje të saj ishin vërtet “perla”.

Një përgjigje që mori më së shumti vëmendjen e banorëve dhe të publikut, ishte ajo kur blogerja u pyet për vitin e lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Duke mos e ditur vitin e saktë, Dea aludoi se lindja e heroit tonë kombëtar ishte në vitin 1956.

Po ashtu, ajo dha një përgjigje epike dhe tek pyetja se cili poet ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare nga, ku përgjigjia e saktë është Migjeni, por Dea dha si përgjigje emrin e At Zef Pllumit.

Ndërsa në një pyetje tjetër, Dea Mishel tha “Greqia” në momentin kur u mundua të ndihmonte Armaldon, i cili nuk po e gjente shtetin e katërt me të cilin kufizohet Kosova, e që ishte Serbia.

Njohuritë e pakta të personazheve VIP, kanë bërë që një pjesë e madhe e shikuesve të këtij spektakli jo vetëm që të dëshpërohen, por edhe të qeshin me paditurinë e banorëve në komentet e bëra në rrjetet sociale.